Kryeministri grek mesazh Ankarasë: Ndryshimi i kufijve nuk tolerohet

Kryeministri grek mesazh Ankarasë: Ndryshimi i kufijve nuk tolerohet

18:41, 06/09/2022
A+ Aa A-

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis priti këtë të martë në një vizitë zyrtare Presidenten e Sllovakisë, Zuzana Čaputová.

Gjatë takimit u konfirmua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, të cilat janë forcuar vitet e fundit, por u diskutuan dhe çështje me interes ndërkombëtar, rajonal dhe evropian.

Mitsotakis nënvizoi nevojën për një përgjigje të përbashkët ndaj krizës energjetike si dhe e falënderoi znj. Čaputová për praninë e një force të konsiderueshme sllovake në trupat paqeruajtëse të Qipros.

Ai theksoi se revizionizmi dhe ndryshimi i kufijve nuk mund të tolerohen, siç tregohet nga pushtimi rus i Ukrainës. Lidhur me retorikën agresive në rritje të Turqisë, Kyriakos Mitsotakis përsëriti se qëndrimi i përhershëm i Greqisë është dialogu i bazuar në të drejtën ndërkombëtare, të drejtën ndërkombëtare të detit dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Ai theksoi gjithashtu se është e papranueshme që Greqia të marrë kërcënime që shkojnë deri në pikëpyetje të sovranitetit të saj nga një vend që është aleat në NATO.

Është kënaqësi e madhe t’ju uroj mirëseardhjen në Greqi, në kuadër të kësaj vizite zyrtare, e cila është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona. Ne presim me padurim diskutimin tonë, jo vetëm për sa i përket aspekteve dypalëshe të marrëdhënieve tona, por edhe sfidave kritike me të cilat përballemi si një Evropë e bashkuar kundër agresionit rus dhe sigurisht efektet dramatike që kjo luftë ka pasur në ekonomitë tona. Detyrimi për të përballuar koston në rritje të energjisë në nivel evropian. Të gjitha këto janë sfida të rëndësishme.

Por dua t’ju falënderoj përsëri dhe të falënderoj Sllovakinë që na mbështet gjithmonë. Ju jeni gjithmonë në anën e së Drejtës Ndërkombëtare. Ne ju konsiderojmë një mik të vërtetë dhe aleat besnik të vendit tonë”, tha në hyrje të fjalës së tij Mitsotakis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco