Turqi/ Në burg për 'terrorizëm' Semra Guzel, deputete e Partisë Demokratike Popullore

Turqi/ Në burg për 'terrorizëm' Semra Guzel, deputete e Partisë Demokratike Popullore

13:00, 04/09/2022
A+ Aa A-

Një gjykatë turke ka urdhëruar paraburgimin e një deputeti të Partisë Demokratike Popullore (HDP) me akuza të lidhura me terrorizmin, tha policia në Stamboll dhe avokati i saj, ndërsa partia e saj e përshkroi paraburgimin si të paligjshëm dhe të pamoralshëm.

Semra Guzel, një anëtare e HDP-së, iu hoq imuniteti parlamentar në mars pasi media turke publikoi foto të vjetra të saj me një të armatosur të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Ndaj saj është lëshuar një urdhër arresti me akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë terroriste.

Guzel u arrestua të premten në Stamboll, ndërsa një gjykatë dje ka dhënë vendim për paraburgimin e saj deri në gjykim, sipas policisë në Stamboll, si dhe urdhër të prokurorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco