Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Konflikti greko-turk/ Mitsotakis: Erdogani të shohë punët e Tuqisë, ka një ekonomi të rrënuar

Konflikti greko-turk/ Mitsotakis: Erdogani të shohë punët e Tuqisë, ka një ekonomi të rrënuar

18:26, 28/07/2022
A+ Aa A-

Kyriakos Mitsotakis në një intervistë për CNN,u shpreh se  ekonomia greke po ecën mirë.

Ai shtoi megjithatë se Bashkimi Evropian duhet të veprojë për krizën energjetike para dimrit të ardhshëm, për të treguar solidaritet dhe për të qenë efektiv.

"Unë me të vërtetë shpresoj që si evropianë, të dalim të veprojmë së bashku përpara se të vijë dimri," tha udhëheqësi grek.

Kryeministri grek foli edhe për sfida të mëdha nga udhëheqja e Turqisë, e cila do të ishte më mirë të fokusohej në ekonominë e vendit të saj.

Ai theksoi se Greqia është sjellë gjithmonë me përgjegjësi dhe se është më mirë që Erdogan të merret me ekonominë turke, sesa të ringjallë fantazitë neo-otomane.

Mitsotakis theksoi gjithashtu se Greqia do të bëjë gjithçka për të mbrojtur sovranitetin e saj.

Ai iu referua gjithashtu zgjedhjeve kombëtare të ardhshme vitin e ardhshëm, duke shprehur shpresën se qytetarët grekë do t'i japin qeverisë së tij një mundësi për të sunduar edhe për katër vjet të tjerë.

Duke kontribuar në rimëkëmbjen ekonomike të Greqisë, ai i tha gazetës amerikane se një milion vizitorë pritet të mbërrijnë në Greqi në javën e parë të gushtit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco