‘Jemi gati për luftë me Turqinë’/ Gjenerali grek flet për përballje deri në 2023

‘Jemi gati për luftë me Turqinë’/ Gjenerali grek flet për përballje deri në 2023

11:38, 13/06/2022
A+ Aa A-

Sovraniteti i disa ishujve grekë përballë tokës turke është në qendër të konfliktit mes Greqisë dhe Turqisë, ndërkohë që krerët e shtetit kanë paralajmëruar edhe përdorimin e forcës për “t’i detyruar grekët që të zbatojnë ‘Traktatin e Lozanës’.

Sipas këtij taktati, parashikohet që në këto ishuj të mos vendosen forca apo teknikë ushtarake.

Në lidhje me këto ngjarje, grekët janë përgatitur edhe për më të keqen, siç do të ishte një përballje e armatosur e kufizuar nisur edhe nga situata politike në Turqi.

Duke folur për mediat greke, Gjeneral Majori grek Lambros Tzoumis tha se Turqia ka planifikuar edhe një përballje ushtarake me Greqinë dhe kjo sipas tij mund të ndodhë deri në vitin 2023, kur edhe do të zhvillohen zgjedhjet elektorale në këtë shtet.

“Ata (turqit sh.r) kërkojnë negociata, por ne nuk mund të ulemi në tavolinë dhe të negociojmë sovranitetin e ishujve tanë. Këto janë kërkesa absurd. Ata janë duke përgatitur një përplasje ushtarake dhe unë mendoj se do të ndodhë deri në vitin 2023, kohën e saktë nuk mund ta themi”, tha ai duke shtuar se ushtria greke nuk i frikësohet Turqisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco