Hajdutët lidhën me rrip dhe rrahën një grua për të vjedhur 100 euro

Hajdutët lidhën me rrip dhe rrahën një grua për të vjedhur 100 euro

09:51, 28/04/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kalithea të Greqisë. Një grua është lidhur me rrip në qafë dhe është dhunuar nga persona të paidentifikuar që kishin shkuar për të vjedhur në apartamentin e saj, në kohën kur ajo nuk ndodhej në shtëpi.

Gruaja ka dalë ballë për ballë me hajdutët të cilët ndodheshin brenda banesës, kur është kthyer dhe ka konstatuar se dera e  shtëpisë ishte e hapur.

Grabitësit nuk kanë ngurruar ta godasin gruan në kokë dhe e kanë  lidhur menjëherë. Më pas kanë kontrolluar të pa shqetësuar apartamentin e kanë arritur të marrin 100 euro. Autorët më pas janë zhdukur.

Gruaja ka qëndruar e shtrirë ne dysheme për disa orë.

Sipas informacioneve familja e saj ka qenë e shqetësuar pasi ajo nuk përgjigjej në telefon dhe ka lajmëruar policinë.

Një patrullë policie e cila shkoi në vendngjarje ka gjetur gruan me rrip në qafë dhe me shenja në duar nga dhuna e ushtruar nga grabitësit.

Nga ambientet e shtëpisë u morën provat dhe shenjat e gishtave të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco