Bosnjë e Hercegovina nuk gjen qetësi, regjistrohen sërish lëkundje tërmeti

Bosnjë e Hercegovina nuk gjen qetësi, regjistrohen sërish lëkundje tërmeti

22:51, 23/04/2022
A+ Aa A-

Tërmeti i mbrëmjes së djeshme në Bosnje dhe Hercegovine, me magnitudë 6 ballë është shoqëruar me të tjera lëkundje gjatë ditës së sotme.

Agjencia Evropiane e Sizmologjisë raportoi për një tërmet me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter, i cili ndodhi në orën 20:02 dhe u ndje pothuajse në të gjithë Hercegovinën.

Ky është vazhdimësi e një serie tërmetesh më të dobëta që pasuan tërmetin që tronditi Hercegovinën me epiqendër afër Stolacit mbrëmjen e kaluar.

Kujtojmë që një vajzë 27-vjeçare humbi jetën nga tërmeti pasi një copë guri ra mbi shtëpinë e saj. Tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha materiale edhe në Stolac, Mostar, Capljina, Lubinje dhe vende të tjera të Hercegovinës.

Ndërkohë lëkundjet u ndjenë pothuajse në të gjithë Ballkanin, përfshirë edhe Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco