FOTO/ Tërmeti i fuqishëm në Bosnjë, humb jetën një 28 vjeçare

FOTO/ Tërmeti i fuqishëm në Bosnjë, humb jetën një 28 vjeçare

08:04, 23/04/2022
A+ Aa A-

Tërmeti i fortë me magnitudë 5.7 ballë të shkallë Rihter i cili kishte epiqendrën në Bosnjë Hercegovinë është ndjerë në shumë shtete të rajonit.

Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte në Stolacit , Bosnje Hercegovinë.

Tërmeti zgjati rreth 20 sekonda dhe u pasua nda disa lëkundje të tjera më pak të fuqishme.

Sipas mediave boshnjake ky tërmet ka shënuar një viktimë.

 Bëhet fjalë për një 28-vjeçare, Elmira Sefo e cila banonte në Stolaci .

Po sipas këtyre medieve ajo është dërguar në spital me plagë të rënda dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ajo humbi jetën.

Prindërit dhe motra e saj u plagosën lehtë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco