Mesazhi që morën në telefon qytetarët pak sekonda para tërmetit 5.7 ballë në Bosnje

Mesazhi që morën në telefon qytetarët pak sekonda para tërmetit 5.7 ballë në Bosnje

00:43, 23/04/2022
A+ Aa A-

Bosnje Hercegovina u godit nga një tërmet i fuqishëm mbrëmjen e sotme. Por mesa duket një paralajmërim u ka ardhur qytetarëve boshnjake.

Sonte përdoruesit e Android kanë marrë një paralajmërim përmes sistemit të mbrojtjes pak sekonda para tërmetit.

Mediat boshnjake bejne me dije se është hera e parë që përdoruesit e këtij sistemi operativ informohen për rreziqet e mundshme në këtë mënyrë.

Njoftimi erdhi disa sekonda para tërmetit dhe habiti shumë përdorues.

Përveç informimit se ndodhen në një zonë potencialisht të rrezikshme, ata janë udhëzuar edhe se si të sillen gjatë tërmetit.Ndër të tjera u është thënë që të dalin nga shtëpitë, të mbyllin gazin, të dalin përpara dhe të shmangin ndërtesat e dëmtuara

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DRITA23/04/2022 14:02

EMAIL TE NGASHEM KAM MARRE EDHE UNE PARA TERMETIT NE SHKODER

Shto koment

Denonco