Tërmet 5.7 ballë në Bosnje, lëkundjet ndjehen të forta edhe në Tiranë

Tërmet 5.7 ballë në Bosnje, lëkundjet ndjehen të forta edhe në Tiranë

23:10, 22/04/2022
A+ Aa A-

Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë i shkallës rihter ka goditur mbrëmjen e kësaj të premte Bosnje Hercegovinën. 

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Vlahovici, territor i Republikës Srpska, 46 km në juglindje të qytetit Mostar, në një thellësi prej 10 km. 

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale nga tërmeti i fuqishëm.

Ishte ora 23:07 minuta kur nisën lëkundjet e fuqishme. 

Image

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë të forta edhe në Tiranë e qytete të tjera të vendit. 

Lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda. 

Gjithashtu, intensiteti sizmik është ndjerë edhe në shtetet e tjera përreth si Kroaci, Kosovë dhe Itali. 

***

Vitet e fundit rajoni i Ballkanit ka qenë vatër e nxehtë lëkundjesh sizmike. 

Tërmete të një magnitude të fortë janë regjistruar edhe në Greqi, Mali i Zi e Kroaci.

Por më shkatërrimtari nga këta ishte ai që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit të vitit 2019 me magnitudë 6.4 ballë rihter, ndërkohë që lëkundjet zgjatën rreth 1 minutë. 

Bilanci ishte katastrofik, 51 qytetarë humbën jetën dhe mijëra shtëpi u shkatërruan në Durrës, Lezhë, Krujë Dhe Tiranë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco