Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, thotë Vuçiç

Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, thotë Vuçiç

18:22, 21/04/2022
A+ Aa A-

‘Serbia nuk do të rrezikojë interesat e saj kombëtare duke iu bashkuar sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.’

Kështu ka deklaruar presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për Financial Times.

Vuçiç u shpreh se Beogradi nuk do të zgjedhë ‘anë’, pavarësisht thirrjeve të Bashkimit Europian për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

 ‘Ne kemi një lloj mbrojtjeje nga Rusia. Çfarë duan vendet perëndimore? Të lëmë të gjitha interesat tona kombëtare se dikujt i duhet diçka për veten e tij?’, tha ai.

Presidenti nënvizoi se Serbia do vijojë miqësinë e saj me Pekinin dhe Moskën, pavarësisht presioneve nga Brukseli.

Serbia ka pasur prej kohësh lidhje të forta politike, ekonomike dhe të sigurisë me Rusinë, e cila mbështet refuzimin e Beogradit për të njohur pavarësinë e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco