Maqedoni e Veriut/ Grabitet fabrika e prodhimit të marijuanës, vidhen 108 shishe me vaj kanabisi

Maqedoni e Veriut/ Grabitet fabrika e prodhimit të marijuanës, vidhen 108 shishe me vaj kanabisi

21:20, 20/04/2022
A+ Aa A-

Një fabrikë që merrej me prodhimin e marijuanës dhe produkteve të saj në Maqedoninë e Veriut është grabitur nga persona ende të paidentifikuar.

Mësohet se grabtiësist kanë marrë 108 shishe vaj kanabisi. Sipas raportimeve fabrika e grabitur ndodhet në fshatin Alldancë në rajonin e Krushevës.

Kanabisi mjekësor vlerën më të madhe të përfitimit ekonomik e ka kur kthehet në vaj, pasi përdoret për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Sipas specialistëve nga një litër vaj kanabisi fitohen deri në 95 mijë euro.

“Në periudhën nga ora 18.30 e datës 18.04.2022 deri në ora 06.30 e datës 19.04.2022 në fabrikën e falimentuar për prodhimin e marijuanës, afër fshatit Alldancë të Krushevës, është hyrë me forcë dhe janë marrë mjete, 108 shishe vaj kanabisi dhe 6 qese plastike me gjilpëra nga lulja e bimës së kanabisit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco