VIDEO/ Momente dramatike, parashutist grek mbetet i varur për disa minuta në avion

VIDEO/ Momente dramatike, parashutist grek mbetet i varur për disa minuta në avion

19:05, 20/04/2022
A+ Aa A-

Një tragjedi ajrore është shmangur ditën e sotme, pasi një parashutist grek ka mbetur i varur për katër minuta në një avioni C-130.

Avioni i HAF u ngrit nga aeroporti në Larnaka. Kur arriti një lartësi prej 5000 këmbësh, parashutisti i parë u hodh nga ana e aeroplanit C-130.

Megjithatë, parashuta nuk u hap dhe për disa minuta mbeti i varur, katër metra e gjysmë larg nga aeroplani.

Parashutisti u përpoq të lëshonte parashutën e tij, por u ndalua nga një unazë sigurie që lidh rripin me çantën që përmbante parashutën.

Për fat të mirë, të tjerët gjetën një mënyrë për ta tërhequr dhe futur brenda në avion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco