Greqi/ Gjenden 19 mijë foto pornografike fëmijësh në celularin e një 42 vjeçari

Greqi/ Gjenden 19 mijë foto pornografike fëmijësh në celularin e një 42 vjeçari

17:32, 20/04/2022
A+ Aa A-

Policia greke ka gjetur rreth 19000 foto pornografike fëmijësh në memorjen e telefonit të një 42 vjeçari në zonën e Pireas.

Nga raportimet e mediave, 42-vjeçari u arrestua nga efektivët e policisë pranë Autoritetit Portual Qendror të Pireut.

Gjatë kontrollit policia gjeti gjithashtu në këllëfin e telefonit të 42-vjeçarit 2 qese të vogla me heroinë, me peshë neto 0.67 gr. dhe 0,72 gr. secila.

Përveç dosjeve me materiale pornografike për fëmijë, në celularin e të arrestuarit u gjetën 400 foto që paraqesin pjesë të veçanta të trupit nga gra të ndryshme.

Policia vazhdoi gjithashtu kontrollin në shtëpinë e 42 vjeçarit, ku gjeti:

-një qese plastike me kërp me peshë 1,00 gr

– një qese plastike që përmban një lëndë të bardhë të panjohur me peshë 4,6 gr

– dy shiringa që përmbajnë një substancë të panjohur

– gjashtë karta memorie

– tre celularë

– një laptop

– dy USB

– një kartë SIM

42-vjeçari i akuzuar për shkelje të ligjit për substancat që krijojnë varësi dhe pornografinë e fëmijëve pritet të dërgohet në prokurorinë e Pireut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco