Abazoviç: Zgjedhja e qeverisë së mund të bëhet javën e ardhshme

Abazoviç: Zgjedhja e qeverisë së mund të bëhet javën e ardhshme

14:13, 20/04/2022
A+ Aa A-

I mandatuar për kryeministër në Qeverinë e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se zgjedhja e qeverisë së re ka shumë mundësi që të bëhet javën e ardhshme ndersa theksoi që kjo qeveri do të mbështetet në dy shtylla – sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik.

“Ideja është që Mali i Zi të fitojë stabilitet, pajtim dhe perspektivë evropiane përballë destabilitetit politik”, ka thënë Abazoviç në një konferencë për media në Podgoricë ku ka prezantuar konceptin e qeverisë së ardhshme, raporton “Vijesti".

“Ne nuk jemi kundër zgjedhjeve, por jemi kundër zgjedhjeve kur institucionet nuk funksionojnë. Sot nuk do të merresha me mbledhjen, e as ekspozenë, që është e kompletuar. Gjithçka është në dorën e deputetëve, u takon atyre të vendosin se kur do të zhvillohet seanca, për sa më përket mua, mund të jetë nesër, por është ditë pushimi, kështu që është më realiste javën e ardhshme”, tha ai duke theksuar që e pret mbështetjen e 46 deputetëve.

Abazoviç tha se e ka informuar Kuvendin se Mali i Zi se është gati të formojë qeverinë e 43-të.

Ai është shprehur se Qeveria e pakicave do të ketë 20 ministra dhe do të ketë 18 departamente.

“Është e vërtetë që qeveria do të ketë 20 ministra, por do të ketë 18 departamente, jo 20, sepse dy ministra nuk kanë portofol. At do të kenë katër nënkryetarë. Kjo qeveri duhet të ketë një mandat më të shkurtër, ndaj do të jetë detyrim i të gjithë ministrave të rrisin efikasitetin e tyre”, tha kryeministër i mandatuar”, tha Abazoviç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco