Koronavirusi në Greqi, 10 mijë të infektuar dhe 46 viktima në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Greqi, 10 mijë të infektuar dhe 46 viktima në 24 orët e fundit

18:08, 19/04/2022
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 10 mijë raste të reja me koronavirus. Prej fillimit të pandemisë në greqi janë regjistruar në total 3,252,248 të infektuar.

Fatkeqësisht 46 pacientë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve të fundit.

Prej nisjes së pandemisë janë regjistruar në total 28,701 viktima, 95,5 për qind prej të cilëve kishin sëmundje shoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë në Greqi raporton se numri i pacientëve të intubuar është 298 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco