Greqi/ 6260 raste të reja dhe 89 viktima nga Covid

Greqi/ 6260 raste të reja dhe 89 viktima nga Covid

17:36, 02/12/2021
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore në Greqi kanë raportuar sot 6260 raste të reja me Covid-19.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i rasteve është 951.351.

Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 93 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 2767 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 89 qytetarë si pasojë e Covid. Ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i të vdekurve ka shkuar në 18,325. Numri i pacientëve që po trajtohen në terapi intensive është 704.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco