Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Krimi i tmerrshëm/ Psikiatri grek: Autori është kafshë, mendoi se askush s’do ta zbulonte

Krimi i tmerrshëm/ Psikiatri grek: Autori është kafshë, mendoi se askush s’do ta zbulonte

18:32, 18/06/2021
A+ Aa A-

Në Greqi, kanë nisur reagimet e mediave dhe opinionit publik në lidhje me vrasjen e Carolinës, nga burri i saj, Babis Anagnostopulos.

Psikiatri i njohur në vendin helen, Dimitris Saouas është treguar shumë i ashpër me autorin. Ai tha se Babis është një person, që kujtoi se ka kryer një krim që nuk do të zbulohej kurrë.

“Ai është një personalitet i lindur për krim. Kreu ata veprime pa pendesë dhe shqetësim. Ka menduar se kishte kryer krim të pazbulueshëm”, tha psikiatri.

Drejtori i Klinikës Psikiatrike të spitalit Metropolitan tha se sjellja e pilotit 32-vjeçar ishte kafshërore. “Ai po luante një rol të qelbur, është kafshë, me gjithë respektin që kam për kafshët”. Për psikiatrin, nuk kemi të bëjmë me një krim të çastit, por të menduar më së miri.

Souras deklaroi nuk beson se Babis kishte probleme mendore, pasi nëse do kishte, nuk do kishte bërë gjithë ato “shpikje” historish., që nuk kishin lidhje me këtë ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco