Lajmi i fundit

Aksident me vdekje në Yzberisht

Kryeministri italian e quajti ‘diktator’, Erdogan: Djali me emrin Draghi goditi marrëdhëniet Itali-Turqi

Kryeministri italian e quajti ‘diktator’, Erdogan: Djali me emrin Draghi goditi marrëdhëniet Itali-Turqi

19:14, 14/04/2021
A+ Aa A-

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka komentuar kryeministrin italian, Mario Draghi, pasi ky i fundit e quajti diktator, duke e cilësuar ‘absolutisht të turpshëm dhe të vrazhdë’.

Kjo deklaratë e fortë e Draghit erdhi pasi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, u la në këmbë, pasi nuk kishte një karrige ku ajo të ulej, gjatë vizitës në Ankara me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel.

“Deklaratat nga Kryeministri Italian demonstrojnë një paturpësi dhe vulgaritet të plotë”, tha Erdogan, duke iu përgjigjur pyetjeve, gjatë një takimi me të rinj turq, ndërsa shtoi se: “ndërsa ne shpresonim ta çonim marrëdhënien tonë në një nivel më të përparuar, ky djalë i quajtur Draghi e goditi atë fort”.

Arsyeja e krizës në marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Romës ishte e ashtuquajtura Sofagate, javën e shkuar.

Kur von der Leyen dhe Michel u pritën nga Erdogan, ajo u detyrua të ulej në një divan, pasi kishte vetëm dy kolltuqe, të cilat ishin zënë nga presidenti turk dhe presidenti i Këshillit Evropian.

Turqia i ka mohuar akuzat, duke thënë se ajo thjesht po ndiqte udhëzimet nga zyrtarët e protokollit evropian.

Sidoqoftë, duke reaguar ndaj këtij incidenti dhe sjelljes që ndaj von der Leyen, Draghi e ka quajtur Erdogan një “diktator”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco