Samiti i BE: Skenarët për sanksionet kundër Ankarasë dhe

Samiti i BE: Skenarët për sanksionet kundër Ankarasë dhe "arma" e vetos greke

13:27, 02/12/2020
A+ Aa A-

Ajo që do të ndodhë në Samitin e ardhshëm është pyetja kryesore që qëndron pezull mbi Bruksel për javë të tëra.

Ministria e Jashtme greke po përpiqet të bindi të gjitha vendet anëtare në BE të miratojnë sanksione për Turqinë pas konflikteve që ka pasur mbi çështjen Detit Mesdhe.

Synimi që shteti Helen kërkon të arrijë është pezullimi i fondeve turke, rivlerësimi i unionit doganor BE-Turqi, ngrirja e biznesit turk dhe transaksioneve bankare me BE dhe ndalimi i shitjes së sistemeve evropiane të armëve në Turqi .

Zyra e Presidentit të Këshillit Evropian, është në një rrugë të ndryshme me interesat greke, ajo u ka kërkuar vendeve të përhershme në BE të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për Turqinë në mënyrë që ajo mos të largohet nga Perëndimi dhe të afrohet më tej me Rusinë.

Athina po punon për disa skenare që sipas saj janë më të mundurat.

Skenari I parë është të mbështetet te Franca dhe Austria që janë vendet më pro vendosjes së sanksioneve kundër Turqisë. Sanksione që sipas tyre duhet të miratohen dhe zbatohen menjëherë.

Skenari i dytë dhe më i zakonshëm është hartimi i një liste sanksionesh, të cilat nuk do të aktivizohen menjëherë. Kushtet do të rishikohen, në rast se Ankaraja nuk ndryshon kurs. Kjo është, një përsëritje e Sesionit të fundit të Tetorit. Në këtë rast, të promovuar nga Berlini, Charles Michel dhe Josep Borrell do të thirren për të "luajtur topin". Me fjalë të tjera, ata do të marrin përsipër të organizojnë Konferencën Shumëpalëshe për Mesdheun Lindor.

Pyetja që lind është nëse Athina do të vërë veton në Konkluzionet e Samitit të ardhshëm. Diplomatët grekë kanë diskutuar gjithashtu këtë mundësi, e cila u pranua me një shqetësim të dukshëm në Bruksel.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco