Lehtësohen masat e udhëtimit mes Bullgarisë, Serbisë dhe Greqisë?

Lehtësohen masat e udhëtimit mes Bullgarisë, Serbisë dhe Greqisë?

19:47, 19/05/2020

Bullgaria ka thënë se është pajtuar me Greqinë dhe Serbinë që të lehtësojnë disa masa të kufizimit, të zbatuara me qëllim të luftimit të koronavirusit të ri.

“Ne jemi pajtuar me Greqinë që nga 1 qershori të lejojmë udhëtimin pa karantinë për njerëzit që udhëtojnë për biznes, çështje familjare dhe arsye humanitare”, ka thënë kryeministri, Boyko Borisov para gazetarëve, raporton Rel.

Duke folur pas një bisede telefonike me liderë grekë, rumunë dhe serbë, Borisov ka thënë se Sofja dhe Beogradi janë arritur pajtueshmëri, derisa ka thënë se shpreson qe edhe Rumania t’i bashkohet shpejt iniciativës.

Bullgaria ka mbyllur kufijtë për shumicën e udhëtarëve në mes të muajit mars, në kuadër të masave izoluese.

Kthimi i diplomatëve, punëtorëve sezonalë dhe shtetasve bullgarë është mundësuar me kusht të zbatimit të karantinës dyjavore.

Bullgaria ka liruar këtë javë masat e izolimit, teksa është raportuar për rënie të numrit të të infektuarve.

Ky shtet anëtar i Bashkimit Evropian ka raportuar 24 raste të reja më 19 maj, duke e rritur numrin total të të prekurve me koronavirus në 2,259.

Prej tyre, 112 kanë vdekur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco