Sot Tsipras përballet me votëbesim

Sot Tsipras përballet me votëbesim

09:00, 16/01/2019
A+ Aa A-

Sot në mbrëmje zhvillohet mocioni i votëbesimit në Greqi ndaj kryeministrit Alexis Tspiras.

Votëbesimi i Qeverisë Tspiras vjen pas largimit të aleatit të tij dhe njëherazi ministrit të Mbrojtjes, Panos Kammenos nga partia Grekët e Pavarur. Kryetari i Kuvendit grek, Nikos Voutsis propozoi dy ditë debat që do të fillojë sot në mëngjes dhe do të përfundojë të mërkurën në orët e vona të natës.

Kryeministri Tspiras  pret që ta kalojë me sukses këtë votëbesim.

Dorëheqja e ministrit të Mbrojtjes,  Panos Kammenos dhe votëbesimi i Qeverisë Cipras vjen si shkak i votimit të ndryshimeve kushtetuese në Shkup dhe plotësimit të Marrëveshjes së Prespës, gjë që tani duhet të bëjë edhe Greqia në Kuvendin e saj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco