Emri i Maqedonisë, qeveria greke në krizë, kërkohet votëbesim

Emri i Maqedonisë, qeveria greke në krizë, kërkohet votëbesim

11:53, 16/06/2018
A+ Aa A-

Kryeministri grek Alexis Tsipras është në pritje të votimit, që zë vend një ditë para takimit të dy ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, për nënshkrimin e marrëveshjes së emrit.

Marrëveshja për ndryshim të emrit të fqinjit verior grek, me emërimin Republika Veriore e Maqedonisë, është mbështetur nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, SHBA-të dhe NATO.

Por, kjo marrëveshje është përballur edhe me kundërshtime të ashpra nga të dyja vendet.

Partia më e madhe opozitare greke ka quajtur këtë marrëveshje ‘kapitullim’ dhe ka bërë thirrje për votë mosbesimi në Parlament.

Presidenti nacionalist maqedonas George Ivanov, ka vënë veto ndaj marrëveshjes nëse ratikohet në Parlamentin e Maqedonisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco