Rrugët e Tiranës oshëtijnë për të 20-ën natë rresht: Rama jepe dorëheqjen

Rrugët e Tiranës oshëtijnë për të 20-ën natë rresht: Rama jepe dorëheqjen

22:40, 19/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edhe këtë të premte, 19 qershor, është mbajtur protesta e radhës në kryeqytet, duke shënuar kështu të 20-ën.

Protesta ka nisur me marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Sikurse në ditët e tjera, qytetarët kanë mbajtur fjalime, ndërsa nuk kanë munguar pankartat dhe simbolet kombëtare.

Kërkesat e protestuesve mbeten të njëjta, kundërshtimi i projektit në Zvërnec dhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, protesta ka vijuar prej orësh në rrugët e kryeqytetit, ku nga Kryeministria marshimi është zhvendosur në Rrugën e Elbasanit, më pas pranë Komisariatit të Policisë dhe te Materniteti i Ri. Më pas, protestuesit kanë vijuar drejt zonës së Xhamllikut, ku pritet që marshimi të rikthehet sërish në qendër të Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco