Berisha: Protestuesit kanë të drejtë! Rama, një super-tradhtar! Shpopulloi vendin dhe tradhtoi Kosovën

11:51, 17/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Duke folur për reagimin e madh qytetar kundër kreut te qeverisë Berisha tha se, “protestuesit kanë të drejtë, Rama është një super-tradhtar”.

Ai sipas kreut demokrat, “shpopulloi vendin dhe tradhtoi Kosovën”.

Berisha: Kështu që është protestë e qytetarëve, është protestë e fibrës qytetare. Dhe nuk ka gjë më të bukur dhe më të çmuar se kjo. Qytetarët vendosin të ngrihen për interesat e tyre dhe të vendit të tyre.

Ata i thonë Edi Ramës: ‘O tradhtar’.

Po në qoftë se ka njeri që ka tradhtuar Shqipërinë dhe shqiptarët sa Edi Rama, nuk ka.

Dhe thonë, pse e quajnë tradhtar. Ai është sjellë me shqiptarët në Kosovë më i zi se Vuçiçi. Ai është njeriu që vuri i pari sanksione ndaj qeverisë së Kosovës, që s’duhet t’i vinte. Dhe këtej i thoshte Evropës që mos i kërkoni Vuçiçit të respektojë sanksionet ndaj Rusisë.

Ky bëhet avokat i Aleksandër Vuçiçit nga samiti në samit, duke u mburrur që nuk i duhet kërkuar këtij të respektojë sanksionet e ‘Big Brother’-it të tij, dhe vetë i vendoste sanksione Kosovës.

Pse? Sepse udhëheqja e Kosovës, me gjithë respektin, i tha që këtu vendimin e marrin qytetarët e Kosovës dhe përfaqësuesit e tyre, dhe jo ti me Vuçiçin edhe me të tjerë.

Ndaj dhe jo tradhtar, por super-tradhtar.

Hynin në pazare... Ç’punë kishte Shqipëria të ndërmjetësonte, të bëhej shkesi për pazaret në kurriz të Kosovës? Kurrën e kurrës.

Kërkonte tërheqjen patjetër të Rusisë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Kosovë–Serbi. Dhe kërkonte, bashkë me Vuçiçin, konferencë ndërkombëtare, në një kohë kur ndërkombëtarët pro-shqiptarë e kishin përzënë Rusinë. E kishin përzënë me qëllim Rusinë.

Dhe kishin marrë vetë, kishin caktuar një ndërmjetës të Bashkimit Europian, i cili bashkëpunonte ngushtë me ndërmjetësin e Departamentit të Shtetit për të ndërmjetësuar.

Ky thoshte të bëhet një konferencë ndërkombëtare tani, sepse kështu i thoshte Vuçiçi.

Por tradhtia më e madhe e tij ndaj shqiptarëve është gjenocidi që ai ka bërë me përzënien e 1.1 milion shqiptarëve, sipas të dhënave të Eurostat-it, vetëm në hapësirën e Bashkimit Europian, pa llogaritur qindra mijëra të tjerë në vende të tjera të Europës dhe të botës.

Kështu që është tradhtar i shkallës më të lartë.

Është plaçkitësi më i madh i shqiptarëve.

4 miliardë euro është plaçka e Portit të Durrësit. 4 miliardë euro, absolutisht!

Dhe tani pallatet e Dubait të ‘1001 netëve’ të tij po futen në rërë, po fundosen në rërë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco