I ftuar në ‘kafe Shqeto’ në Syri Tv, eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti shprehet se shkollat po zbrazen, kjo edhe për shkak të mungesës drastike të stafit pedagogjik.
Sipas tij, të dhënat tregojnë se shkollat po përballen me mungesa mësuesish jo vetëm në zonat e thella rurale, por edhe në zemër të Tiranës.
Shkencat e natyrës dhe matematika po kthehen në "specie në zhdukje", theksoi Mehmeti, ndërsa tenderët miliona euro për rikonstruksione e tekste shkollore lulëzojnë mbi këtë rrënim.
Niveli i rekrutimit të mësuesve është në një pikë kritike, shtoi eksperti, ku për 10 vende të lira pune paraqiten vetëm gjashtë kandidatë, duke e detyruar sistemin të hapë dyert për individë pa kualifikimet e duhura.
Akoma më shqetësues është fakti i mbi 33 mijë nxënësve që mësojnë në "klasa kolektive".
Sipas Mehmetit, mbi 15 mijë prej tyre nuk ndodhen në male të thella, por në periferitë e Tiranës, në zona si Fresku, Kamza, Paskuqani dhe afër qendrave të mëdha tregtare.
Por ndërsa cilësia e mësimdhënies bie dhe nxënësit shqiptarë renditen në fund të listave ndërkombëtare si PISA, Mehmeti u shpreh se propaganda qeveritare flet për paga mesatare të larta.
Mjafton të shikosh me kujdes në mes të Tiranës. Në ç'kuptim? Në urgjencën e Tiranës, nga 10 vende që u hapën për mjek, vetëm gjashtë konkurruan. Pra imagjino, ti ke më pak konkurrentë sesa ke kërkesa. Dhe në këto kushte, ne mund të rekrutojmë edhe njerëz që janë të paaftë. Sepse s'kemi. Kemi një seri mësuesish, jo më larg se në fshatrat e afërta të Durrësit, drejtoria rajonale nuk gjente dot një mësues të përgjithshmes. E imagjinoni dot pra në Durrës, në një vend në zonën ku jemi në një vend ku duhet të ishte i zhvilluar ekonomikisht, ku nuk duhet të kishte probleme të komunikimit, të rrugëve, të infrastrukturës, të pagës e kështu me radhë. Pra ne i kemi humbur tani këto. Ne s'kemi më mësues jo vetëm në zona se shumica thonë në zonat e thella, ne nuk kemi mësues as në mes të Tiranës.
Lëre zonat e thella. Ne në mes të Tiranës nuk kemi. Kur them në mes fare të Tiranës, ka filluar mësuesi i matematikës tre javë me vonesë. Sepse nuk gjendej. Tani nuk po gjenden edhe mësues të gjuhë-letërsisë. Tani nuk po gjenden edhe mësues të histori-gjeografisë. Se këta që janë të shkencave të natyrës janë specie në zhdukje. Pra ne po humbasim përfundimisht, po humbasim mundësinë që të rrisim një brez të edukuar dhe të mirë-shkolluar dhe për pasojë do të humbasim shumë shpejt siç kemi diskutuar bashkë, jo vetëm në rajon konkurrencën, por ne do të humbasim edhe brenda vendit. Pra s'do kemi as brenda vendit. Lëre rajonin dhe presim ne të anëtarësohemi në BE, me cilat burime njerëzore? Kush janë burimet njerëzore?
Që do anëtarësohemi në BE, se BE-ja nuk të anëtarëson me këta të ashtuquajturit veteranë. Dhe me yllin e lapidarëve që restaurohen. Të anëtarëson me burime njerëzore, të cilat do dinë të thithin ato që quhen investime, nga jashtë, të thithin projekte të rëndësishme. Projekte të cilat nuk kanë për qëllim të tjetërsojnë tokën, vendin, natyrën, rajonin e të tjera e të tjera, por ta mbrojnë, ta zhvillojnë dhe ta përputhin atë në interesin e komunitetit. Ne këto nuk i kemi. Ne përditë po shohim në pallatet tona, të përditë ju po shikoni edhe kolegët tuaj, edhe shokët tuaj që po ikin. Dhe po ikin nga ky vend më keq se nga Siria, nga Libani apo nga Palestina. Që s'është e nevojshme. Ne kemi një shpopullim, të atillë ku sipas statistikave ne na zbrazet një qytet si Saranda, si Pogradeci.
Rreth e rrotull Tiranës, në rrethinat e Tiranës jo shumë larg ne kemi klasat më të shumta kolektive në gjithë Republikën e Shqipërisë. Është çudi, njerëzit nuk e dinë. Pra nga rreth 33.000 që kemi ne nxënës të klasave kolektive, mbi 15.000 janë rrotull Tiranës. Në qarkun e Tiranës. Dhe kur them në qarkun e Tiranës, flas këtu për rreth qytetit që kemi neve. Pra po të shkosh një çikë më tutje Freskut, po të shkosh një çikë më tutje Kamzës, po të shkosh një çikë më tutje Paskuqanit e të tjerë e të tjerë, i gjen, po të shkosh një çikë më tutje TEG-ut, pra në zonat Petrelë, Krrabë e të tjerë e të tjerë që të vesh i gjen aty. I bie me radhë i gjen aty. Allaman, pra ka disa fshatra që këta as emrin s'ia dinë. As emrin nuk ia dinë.
Sa i takon asaj që thatë juve, këtu shkollat nuk rikonstruktohen se shkollat kanë nevojë për shkolla. Atje kanë nevojë për para. Se ne bëjmë rikonstruksione. Ke parë ndonjë të dëgjuar ti qeverinë të thotë për shembull që ne kemi futur kaq laboratorë kimie, fizike, biologjie? Ke dëgjuar gjë qeverinë të thotë që kaq nga nxënësit tanë kanë dalë fitues në këto olimpiada? Pra ne nuk flasim shkurt për cilësinë. Ne flasim për sasinë e shkollave që janë rikonstruktuar të cilat në fund janë, janë përfitime marramendëse të atyre që bëjnë rikonstruksionin së bashku me qeveritarët. Pse? Sepse dikur bëheshin shkolla me 450 milionë lekë të vjetra, sot shkollat bëhen me 4 milionë euro. Pra 4 milionë euro. A thua se shtrohen me gurë SËarovski shkolla. Dhe është një tmerr. Ta mendosh, një gravitje në kurriz të asaj që quhet dije. Nuk flet njeri.
Pa lë pastaj gënjeshtrën e madhe të ministres së arsimit. Që rrogat mesatare në arsim janë 950 euro dhe shkojnë deri në 1200 euro. Gënjen për të parën, ka të drejtë për të dytën se i marrin vetëm drejtorët e shkollës. Po kjo është gjysma e vërtetë. Drejtorët e shkollës marrin 1200 euro, marrin më shumë se një doktor shkencash në Shqipëri, në mënyrë paradoksale, nuk e di kush e ka vënë këtë hierarki, ndërsa mësuesit e shkollës, jo më larg se pas deklaratës së ministres, një mësues në Korçë i një gjimnazi shumë të rëndësishëm, më mori dhe më tha: Profesor i nderuar tha, unë do dal në pension tha, dhe aktualisht tha, një vit e gjysmë para se të dal në pension, marr 862 mijë lekë të vjetra. Ku janë tha? Në dorë. Ku janë këto rrogat 950 euro? Ku janë? Me këtë tallen, me këtë gënjejnë. Le t'i shtojmë pastaj faktin që mësuesit janë bërë shkresaçinj.
T'i shtojmë faktin që ata janë nën terror çdo dy vjet. Se kemi zgjedhje ne. Ku kërkohet ku e ka numrin e telefonit vëllai, ku qëndron vëllai në Gjermani, çfarë adrese, se mos kanë ndryshuar adresën nga votimi i fundit atje. A është i sigurt që do na përgjigjet po ta marrim në telefon atje? Ose merre ti në telefon dhe na thuaj, dhe na lë takimin e tjera e tjera. Pra, kjo është situata. Ne nuk kemi investuar asnjë gjë në shkollë. Jemi munduar të ecim në mënyrë të qorazi. Ajo që thatë ju, kurrikulën e kemi marrë nga jashtë dhe kjo ka përfitimet e veta. Tani do ta ndryshojmë se prapë ka përfitimet e veta. Për t'ia rikthyer edhe njëherë në kujtesën e dëgjuesve tuaj se ne bashkë ju... unë kam pasur fatin që me ju të kem qenë disa herë i ftuar dhe ju keni qenë shumë të vëmendshëm ndaj arsimit.
Tregu i librit i cili pritet të ndryshojë përsëri shkon nga 37 deri në 45 milionë euro. Dhe bëhet për këtë. Nuk bëhet që fëmijët tanë të mësojnë më mirë. Sepse po të ishte që fëmijët tanë do mësonin më mirë, atëherë duhet të kishte një studim që të na thoshte cilat janë defektet apo problematikat që shfaqi e ashtuquajtura kurrikul që erdhi nga Anglia me të cilën kryeministri i republikës u mburr që fëmijët tanë do jenë si fëmijët europianë. Fëmijët tanë e kemi diskutuar bashkë, a kemi qenë bashkë për PISA-n? Edhe në një televizion tjetër. Fëmijët tanë janë njësoj me fëmijët e Palestinës dhe Xhamajkës. Ne nuk kemi gjë me ata, po nuk mundet ne të jemi njësoj me ata. Sepse s'jemi as në luftë, as kemi traditat e tyre, as problematikat e tyre, e të tjera e të tjera.
© SYRI.net