Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar gjatë fjalës së saj në kuvend për dhunën në protestën qytetare. Ajo ka kërkuar edhe transparencë nga ana e qeverisë për detyrimet përmbyllëse në lidhje me integrimin.
Deputetja e PD tha se ligjet po hartohen në fshehtësi, larg syve të publikut dhe pa marrë parasysh kontributin e shoqërisë civile apo amendamentet e propozuara për Kodin Penal dhe mediat.
Jordida Tabaku: Për protestën e djeshme në fakt, shumë të rinj, qytetarë, njerëz me parti, pa parti, u përballën me dhunën e qeverisë, me të cilën protestuesit e Partisë Demokratike kanë 12 vite që përballen. Nuk ndjehem mirë kur shoh qytetarë shqiptarë që përballen me këtë lloj dhune, po në fakt shërben edhe për të çjerrë pak fytyrën e kësaj propagande dhe kësaj arrogance që ka arritur limitet sot. Për çështjen e Zvërnecit dhe të Nartës unë do flas pak më vonë dhe për qëndrimin tim për një betejë të gjatë të Partisë Demokratike, por sot dua të ngre dhe të kërkoj edhe si zëvendëskryetare e Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, po njëkohësisht edhe si kryetare e Komisionit të të Drejtave të Njeriut dhe mjeteve të informimit, transparencë për konferencën e tetë ndërqeveritare ndërmjet Shqipërisë dhe Komisionit Europian.
Ne nuk kemi asnjë informacion për detyrimet përmbyllëse, ne nuk kemi asnjë listë ligjesh që do diskutohen në parlament, ne nuk kemi absolutisht asnjë listë detyrimesh përmbyllëse për secilin prej kapitujve. Partia Demokratike nuk është numër këtu në parlament dhe të na thoni 'ky ligj është për integrimin, ky ligj nuk është për integrimin dhe hajde miratojeni'. Ne duam një debat kombëtar për të gjitha detyrimet dhe ligjet që do kalojnë këtu në parlament. Ne duam transparencë, mbështesim të gjithë shqetësimet e shoqërisë civile, 30 organizatave që kanë ngritur dje për proces ligjor të hapur, për ligje që nuk duhet të bëhen shpejt, që nuk duhet të bëhen keq. Në emër të Partisë Demokratike kemi ngritur dhe një grup pune në Komisionin e të Drejtave të Njeriut për të punuar për ligjet e medias, për të dhënë kontributin tonë, por ne duam që ky proces të jetë një proces kombëtar, jo një proces i mbyllur, jo një proces politik i qeverisë, por një detyrim që e ka e gjithë shoqëria shqiptare. Jemi angazhuar me kohë për ta bërë këtë, kemi kërkuar në të gjitha instancat që kjo të ndodhi, dhe të mos përsëritet ajo që ndodhi në shtatorin e shkuar. Kemi dhënë kontributin tonë për ndryshimet e Kodit Penal dhe nuk u morën parasysh, i ke detyrim aty në IBAR. Kemi dhënë kontributin tonë për shumë ligje të tjera të cilat nuk janë marrë parasysh, i ke detyrime aty në IBAR. Duhet që ky të jetë një proces gjithëpërfshirës. Në grup kapitullin e parë që është përgjegjësi dhe e komisionit që unë drejtoj, ne kemi kërkuar që në momentin e parë që të hapim një debat publik, për median së pari, po njëkohësisht dhe për çështje të tjera të të drejtave të njeriut. Së dyti, i kemi bërë ftesë organizatës Reporterët pa Kufij që do vijnë do raportojnë në parlament javën e ardhshme. Unë e kuptoj që Kryeministri i Shqipërisë kërkon që ato të kenë një debat me të, po ato do ta kenë debatin në parlament me datën 22 qershor. Kushdo që është i interesuar të bëhet pjesë, le të vijë...
© SYRI.net