'Produktet bazë u shtrenjtuan deri në 50%', Xhixho: Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve

'Produktet bazë u shtrenjtuan deri në 50%', Xhixho: Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve

09:35, 06/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një postim në rrjetet sociale është shprehur se rritja e çmimeve të ushqimeve në vend ka marrë përmasa alarmante, duke e cilësuar situatën jo thjesht si krizë ekonomike, por si pasojë direkte e një modeli të dështuar dhe të kapur ekonomik.

Sipas Xhixhos, kjo situatë po varfëron çdo ditë e më shumë familjet shqiptare, ndërsa favorizon një grup të vogël individësh të lidhur me qeverinë.

Ajo thekson se mungesa e konkurrencës reale dhe goditja e prodhimit vendas kanë sjellë një rritje të fortë të çmimeve për produktet bazë, duke e bërë jetesën gjithnjë e më të papërballueshme për qytetarët.

Në reagimin e saj, Xhixho ndalet konkretisht te rritja e çmimit të produkteve ushqimore, duke përmendur rastin e domateve që, sipas saj, po shiten deri në 500 lekë të reja, një nivel që e cilëson absurd për kushtet ekonomike të Shqipërisë.

Ajo shton se shtrenjtimi nuk është i izoluar, pasi një sërë produktesh bazë kanë pësuar rritje deri në 50%, duke rënduar drejtpërdrejt mbi buxhetin familjar.

Një tjetër element që ajo ngre si shqetësim është çmimi i lartë i karburantit.

Sipas saj, nafta në vend tregtohet në nivele të larta, ku pjesa dërrmuese e çmimit përbëhet nga taksat. Xhixho argumenton se ndërhyrjet e deritanishme, si ulja e pjesshme e akcizës, kanë pasur efekt minimal dhe nuk kanë sjellë lehtësim real për qytetarët.

Postimi i plotë:

Rritja e çmimeve të ushqimeve është një alarm social që po varfëron çdo familje shqiptare.

Kjo nuk është krizë. Kjo është pasojë direkte e një modeli ekonomik të kapur, që favorizon një grusht klientësh të lidhur me qeverinë, ndërsa shkatërron konkurrencën dhe prodhimin vendas.

Domatet sot shiten me 500 lekë të reja ( 5 mije lek të vjetra) një çmim absurd për një vend si Shqipëria. Dhe nuk është rasti i vetëm: produktet bazë janë shtrenjtuar deri në 50%, duke e bërë jetesën të papërballueshme.

🛢️Nafta në 224 lekë ku 60% e këtij çmimi janë TAKSAT e qeverisë Rama.
Ulja e akcizës me 20% prodhoi vetëm 8 lekë diferencë , një tallje me qytetarët.

Efekti zinxhir është i pashmangshëm: çdo ditë më shumë shtrenjtim, çdo ditë më pak mirëqenie.

🏛️Ndërkohë, propozimet e Partisë së Lirisë për të lehtësuar direkt qytetarët :
1️⃣pezullimi i taksave të qarkullimit dhe karbonit mbi naftën . 
2️⃣ulja e TVSH-së për ushqimet nga 20% në 5% , janë refuzuar pa asnjë reflektim.

Kjo maxhorancë nuk qeveris për qytetarët. 
Ajo përfiton nga kriza, duke u pasuruar, duke mbushur arkën e shtetit mbi kurrizin e njerëzve.

Para ka. Por jo për qytetarët. Vetëm për klientët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco