'26 prilli - data e zgjedhjeve të kryetarit të Degës 15'/ Këlliçi: Struktura e PD në Vaqarr, Pezë e Ndroq e angazhuar...

'26 prilli - data e zgjedhjeve të kryetarit të Degës 15'/ Këlliçi: Struktura e PD në Vaqarr, Pezë e Ndroq e angazhuar...

21:21, 05/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, njoftoi përmes një postimi në Facebook se Mbledhja e Kryesisë së Degës nr. 15 Tiranë, Vaqarr, Pezë dhe Ndroq ka vendosur datën 26 prill për zgjedhjet e kryetarit të degës.

Sipas Këlliçit, mbledhja u zhvillua në një atmosferë entuziazmi dhe bashkimi, ku demokratët falënderuan kreun aktual të degës, Florind Mansakun, për punën e tij gjatë 4 viteve të fundit. Anëtarët e PD në këtë degë janë përfshirë vazhdimisht në aksionin opozitar me pjesëmarrje të palodhshme dhe qëndresë të konsoliduar.

Në garë për drejtimin e degës janë aktualisht Florind Mansaku dhe Gentjan Shkreta, të cilët vlerësohen për angazhimin e tyre qytetar dhe performancën politike.

Këlliçi u shpreh se struktura e Partisë Demokratike për Vaqarrin, Pezën dhe Ndroqin theksoi angazhimin e saj të plotë për të arritur rezultate dhe për të bashkuar qytetarët rreth kauzës kryesore: largimin e Edi Ramës, mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe rikthimin e PD në pushtet.

Postimi i Këlliçit:

Mbledhja e Kryesisë e Degës nr. 15 Tiranë, Vaqarr, Pezë, Ndroq, shpalli sot datën 26 prill për zgjedhjet për kryetar dege, në një atmosferë entuziazmi e bashkimi.

Demokratët vlerësuan dhe falenderuan për punën e bërë deri tani nga kreu i degës, Florind Mansakun në 4 vite. Anëtarët e PD të kësaj dege kanë qënë vazhdimisht pjesë e aksionit opozitar me pjesmarrje të palodhshme dhe qëndresë epike.

Zgjedhjet e reja po sjellin më shumë energji e më shumë përkushtim në strukturat e PD kudo ku ato po zhvillohen. Në garë për degën 15 aktualisht janë Florind Mansaku dhe Gentjan Shkreta, demokratë të spikatur në vlerat e tyre qytetare dhe në performancën politike.

Struktura e PD për Vaqarrin, Pezën dhe Ndroqin është e angazhuar si asnjëherë më parë në arritjen e rezultateve, në bashkimin e qytetarëve rreth kauzës jetike për Shqipërinë, që është largimi i Edi Ramës, mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe ardhja në pushtet e Partisë Demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco