Berisha: Pashkën tjetër ta festojmë pa këtë të keqe të madhe që i ka rënë hise Shqipërisë

12:17, 05/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka përcjellë mesazhin e tij të urimit për besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkës. Në një prononcim për mediat pas vizitës në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, Berisha e cilësoi ditën e Ringjalljes së Krishtit si ditën më të rëndësishme në historinë e qytetërimit perëndimor.

Duke iu drejtuar besimtarëve katolikë shqiptarë kudo që ndodhen, ai theksoi se ky moment shënon ngjarjen më frymëzuese dhe më të rëndësishme për të gjithë njerëzimin.

BERISHA: Besimtarëve katolikë shqiptarë dhe në mbarë botën, ju uroj gëzuar ngjalljen e Krishtit. Ditën më të rëndësishme në historinë e qytetërimit perëndimor.

Ringjallja e Krishtit shënon momentin më frymëzues, më të rëndësishëm për mbarë njerëzimin, mbasi parimet e porosive të tij, apo porositë e tij u shndërruan në, të themi, parimet morale të njeriut të qytetëruar, të qytetërimit perëndimor.

Le të urojmë që Pashkën tjetër ta kremtojmë më mirë dhe pa këtë të keqe të madhe që i ka rënë hise Shqipërisë këto vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco