Begaj uron besimtarët katolikë: Kjo ditë e shenjtë të sjellë gëzim, paqe dhe bekime në familjet tuaja

Begaj uron besimtarët katolikë: Kjo ditë e shenjtë të sjellë gëzim, paqe dhe bekime në familjet tuaja

08:28, 05/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët me rastin e Pashkës katolike, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite të shenjtë si simbol i shpresës dhe triumfit të së mirës.

Presidenti Begaj nënvizon se kjo festë përfaqëson besimin te jeta si një forcë e pashtershme që udhëheq njerëzimin drejt së mirës.

“Gëzuar Pashkën!

Pashka është besimi se e mira fiton mbi të keqen, mundimi mbi padrejtësinë, dashuria mbi forcën dhe drita mbi errësirën.

Pashka është besimi se jeta është forca e pashtershme që na udhëheq.

Pashka është shpresë dhe gëzim. Kjo festë na kujton se Zoti nuk na braktis kurrë dhe se dashuria e Tij është më e fortë edhe se vdekja.

Uroj që kjo ditë e shenjtë të sjellë gëzim, paqe dhe bekime në familjet tuaja!”, shkruan Begaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco