Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se shqiptarët kanë vetëm rrugën e revoltës, përballë qeverisë së krimit.
‘Largimet e atyre që kanë punuar për partinë e krimit, kanë vetëm ndikime pozitive’, u shpreh Berisha në lidhje me ish-eksponentët e PD, të cilët janë përjashtuar nga demokratët.
Berisha: Në kushtet një diktature opozita duhet të bëjë gjithçka që të fuqizohet, duhet të bëjë gjithçka që të dëgjohet.
Dhe ne për t’u dëgjuar para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve kemi vetëm një rrugë: protestën, revoltën, kryengritjen.
Protestat, revoltat, kryengritjet tona, kryengritja paqësore kanë pasur efekte shumë pozitive. Por natyrisht, Edi Rama mori vendimet e veta me të cilat ai sfidoi shqiptarët, poshtëroi shqiptarët.
Imagjinoni, arrihet në nivele të larta, fare të larta të vihet në dyshim vullneti ynë, apo ndjeshmëria jonë ndaj korrupsionit.
Shkohet gjer aty sa ta paraqesin si kulturë të shqiptarëve. Nuk ka më turp se kjo? Po pse, sepse Edi Rama nuk heq imunitetin e Lubi Ballukut, në një kohë kur para 13 vitesh hiqej çdo imunitet.
Atëherë nuk kishin kulturë, po këta shqiptarë?
Pra, duhet të dëgjohemi fort, duhet të vazhdojmë betejën tonë gjer në realizimin e misionit që kemi.
Edhe njëherë rikthehem, anëtarësimet, anëtarësimet duhet të jenë motoja këtij procesi, e gjithë veprimtarisë tonë.
Ne mirëpresim çdo vlerë, mirëpresim qytetarë të cilët nuk pajtohen me këtë situatë, kurrë.
Asnjë ndikim përveç se pozitiv, kanë momentet e largimit të atyre të cilët në fushatën elektorale kanë tradhtuar idealet e demokratëve dhe kanë punuar për mazhorancën e krimit.
Mos mendojë njeri se, në shërbim të socialistëve do të ndodhet në gjirin tonë. Jo.
Zonja që deri dje ishte e nderuar, bën fushatë për kandidatin e Tom Doshit dhe pastaj del e çirret para mediave të qeverisë se më hoqën nga lista. Jo zonjë, hoqe veten nga lista.
Jo zonjë, hoqe veten nga lista.
Dhe tjetri shkon e voton për buxhetin e Sakos dhe pastaj bërtet, thotë më ndëshkuan se, prita këtë apo atë. Nuk impresionohemi ne nga këto.
Vërtetë ka një grusht njerëzish që shkelen, shiten, bëjnë pazare, por absolutisht demokratët janë në këmbë, janë më të fuqishëm se kurrë dhe do të jenë më të fuqishëm.
Ne i qëndrojmë përpekjeve tona të fuqishme për anëtësime, për afrim të vlerave, për organizim sa më solid.
Nëqoftëse, gjer para pak kohësh ne kaluam në problematika nga më të ndryshmet, tani nuk kemi, jemi në kilometrin e fundit.
Tani jemi vetë, të forcohemi sa më shumë në këtë betejë gjer në fitoren tonë dhe asnjë, asgjë nuk mund të na ndalë ne, pa përmbushur misionin tonë.
Faleminderit!
© SYRI.net