SYRI TV/ Meta intervistë nga qelia për Syri.net: Nisma ligjore e Ramës tipike diktatorësh, do paprekshmërinë ligjore

15:02, 18/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një intervistë ekskluzive për Syri. Net, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi nga qelia nismën ligjore të Edi Ramës për të mbrojtur veten dhe anëtarët e qeverisë nga pezullimi.  Meta tha se kjo është sjellje tipikësh diktatorësh për të garantuar paprekshmërinë ndërsa paralajmëroi Ramën se nuk do t’i shpëtojë drejtësisë popullore. Sipas Metës shqiptarët do të thonë fjalën e tyre në protestën  e 20 shkurtit

Syri tv

Presidenti  I Partisë së Lirisë Ilir Meta komentoi nga qelia  nismën ligjore të Edi Ramës për të mbrojtur veten dhe anëtarët e qeverisë së tij nga pezullimi. Në një intervistë ekskluzive për sytri.Net, Meta  tha se kjo është sjellje tipike e diktatorëve, për të garantuar paprekshmërinë nga drejtësia.  Megjithatë sipas Metës, pavarësisht çdo mburoje para ligjit, Rama s’do t’i shpëtojë dot drejtësisë popullore

Rama ka karakterin dhe do ketë fundin e akrepit. Edhe nëse Rama do i kishte legjitime 84 votat për të ndryshuar Kodin Penal, ato jo vetëm do të ishin të njëanshme dhe në kundërshtim me frymën e ndryshimeve kushtetuese të 22 korrikut 2016, por edhe në kundërshtim me ndryshimet e vitit 2012 për të dobësuar imunitetin e të zgjedhurve dhe funksionarëve përpara drejtësisë. Me këto ndryshime që kërkon të bëjë ai, jo vetëm që nuk do t’i shpëtojë drejtësisë popullore, por është vetëshpallur botërisht si kryehajduti i sektit rilindas që tani ka tmerr edhe nga drejtësia që kapi vetë në mënyrë antikushtetuese.

I pyetur nëse cenojnë këto ndryshime ligjore procesin e integrimit në BE, Meta thotë, se Shqipëria do të mund të anëtarësohet në Union, vetëm nëse largohet Edi Rama

Rama përherë ka qenë pengues dhe vonues i integrimit evropian të vendit. Largimi i Edi Ramës zhbllokon automatikisht edhe integrimin evropian të Shqipërisë. Ndaj të gjithë të thonë fjalën e tyre në 20 Shkurt.

Vozitën e Ramës në Bordin E paqes në Uashington, Meta  sjellë në vëmendje   se më herët në Shtëpinë e Bardhë ka qenë edhe ish kryeministri i ndjerë Fatos Nano, e ish ministri Saimir Tahiri, teksa thekson se propaganda me vizitën në SHBA, është një shashkë  e kreut të qeverisë, që nuk duhet të shpërqendrojë opozitën.

Opozita nuk duhet t’i kushtojë rëndësi shpërqendrimeve që provokon Rama, por duhet të ngrejë frymën e revoltës kundër korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës, i cili do ta tërheqë atë në fund të "pusetës" që nuk mbyllet dot më.

Meta e cilësoi paraburgimin e tij, si persekutimi politik, ndërsa kishte edhe një mesazh për atë që i cilëson bijë të sorosit

Fakti se që nga 2 Korriku 2025 kur unë u dënova me izolim ekstrem, këtu në IEVP “Jordan Misja” nuk më është dorëzuar ende vendimi i zbardhur nga Drejtoria, as mua dhe as avokatëve, flet qartë se paraburgimi nuk ishte zgjedhur si mjet hetimi, por si mjet persekutimi nga organizata kriminale.  Por këlyshët e Sorosit kanë zgjedhur njeriun e gabuar për ta thyer apo për ta shtyrë në gabime të panevojshme.

Numri 1 I Partisë së Lirisë, tha se të  enjten, mbrojtja e tij do të bëjë në seancën gjyqësore parashtrimet për  atë që e quan"tablonë sinoptike" të lexuar nga prokurorët, ku  sic thotë ai nuk ekziston asnjë fakt apo provë penale kundër Ilir Metës.

Lexo edhe: Ndryshimet penale nga PS, Meta: Rama nuk do t’i shpëtojë drejtësisë popullore, fundi i tij si i akrepit

Lexo edhe: Meta: Paraburgimi im, jo si mjet hetimi, por persekutimi politik. Këlyshët e Sorosit nuk më thyejnë dot

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco