Syri Tv/ Rama viziton Kosovën, transferon problemet me drejtësinë

22:52, 16/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Syri Tv

 Arkitekti i masterplanit të Tiranës, Stefano Boeri, dhe arkitekti tjetër Italian Cino Zucchi, të cilët janë dhe pedagogë në Politeknikun e Milanos do të përballen në gjykatë me akuzën për manipulim gare dhe deklarime të rreme mbi konfliktin e interesit, në lidhje me konkursin ndërkombëtar për realizimin e Bibliotekës së re Evropiane të Informacionit dhe Kulturës në Milano.

Vendimi u mor nga gjyqtari i seancës paraprake, Fabrizio Filice, i cili dërgoi dosjen për gjykim dhe caktoi seancën e parë për 17 prill. Në gjyq do të merren edhe 4 katër profesionistë të tjerë

Stefano Boeri nuk ishte i pranishëm në seancë.  Ndërkohë, arkitekti tjetër i njohur i përfshirë në çështje, Cino Zucchi, ishte i pranishëm. Pas vendimit të gjyqtarit, ai deklaroi para gazetarëve se bëhet fjalë për një hap formal dhe se gjyqtari nuk ka hyrë në thelbin e çështjes.

Sipas hetimeve të Guardia di Finanza (GdF), ka ekzistuar “marrëveshje” e dyshuar, e dokumentuar përmes bisedave në chat, për të orientuar garën
Nga ana tjetër, mbrojtja pretendon se fitoi projekti më i mirë, pa favorizime apo marrëveshje të paligjshme, pasi projektet u vlerësuan në mënyrë anonime dhe konfliktet e mundshme të interesit nuk u deklaruan, sepse rregullorja e garës e kërkonte këtë vetëm për bashkëpunime ekonomike “në vijim”.

Stefano Boeri është arkitekti I Masterplanit të Tiranês i cili ka polemika si mungesa e një plani zbatues të qartë, ndikimi mbi infrastrukturën dhe hapësirat publike, si dhe lidhjet e forta me qarqet politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco