Në një intervistë ekskluzive për ‘Syri Digjital’, me moderator Bled Markun, deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, komentoi situatën politike aktuale, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për ndërhyrje në drejtësi dhe mbrojtje të imunitetit të ministres Belinda Balluku.
Baçi kritikoi ashpër mënyrën si kryeministri po vepron në raport me reformën në drejtësi, duke e akuzuar se po pengon SPAK-un dhe institucionet ligjore:
Deputeti shtoi se Rama po deklaron hapur se është gati të ndërhyjë në legjislacion për të mbrojtur veten dhe ministren Balluku:
Baçi argumentoi se opozita nuk ka më mjete parlamentare për të ndaluar ndërhyrjet e Ramës dhe mbetet vetëm reagimi qytetar dhe protestat:
‘Është radha e Ramës dhe prangat tunden për tek zyra e kryeministrit. Parë në këtë këndvështrim, ëh, kemi qenë të bindur që Rama do të bëjë një luftë të shumë të fortë, një luftë, një luftë që nuk do të tërhiqet asnjëherë për të në mbrojtje të imunitetit të Balluku, për të mbrojtur veten e vet.
Por, në anën tjetër, duhet të dijë një gjë që opozita absolutisht nuk do të ndalojë së kërkuari jo vetëm heqjen e imunitetit të zonjës Balluku, por vënien para drejtësisë edhe të vetë kryeministrit.
Madje, me veprimet që bën ky kryeministër, po pengon hapur drejtësinë. Po pengon hapur atë drejtësi që deri dje me pompozitet e thoshte dhe deklaronte në çdo media se ishte ai dhe partia e tij që kishte këtë arritje të madhe në reformë.
Asgjë nuk ka ndryshuar, ai Ramë që ka qenë. Ka ndryshuar retorika e Ramës dhe mënyra se si ai del përpara shqiptarëve. Pra, sot mbreti ka dalë lakuriq. I njëjti Ramë që kur ky SPAK, ajo drejtësi e reformuar, sulmonte liderët e opozitës, arrestonte në shtëpi e bllokonte në shtëpi liderin e opozitës, kryetarin e Partisë Demokratike, zotin Berisha, në prag të zgjedhjeve, godiste gjithë opozitën në tërësi, Rama i gëzohesh.
Në momentin kur kjo reformë në drejtësi, kjo drejtësi e reformuar, ky SPAK që ka qenë i pavarur sipas Ramës, tashmë që ka vajtur tek mazhoranca, tashmë Rama madje kalon deri atje sa ëh, deklaron hapur, pa pikë turpi dhe pa pikë, dhe pa frikë do të thoja, që është i gatshëm të ndërhyjë në legjislacion për të ndryshuar ligjet që mos të dënohet Balluku dhe mos të dënohet Rama.
Pra kjo deklaratë e Ramës është jo vetëm e turpshme, po është e dënueshme. Është njëlloj si paraardhësit e vet, ëh, kur thoshin që pse ligjet tona do na pengojnë ne për të bërë atë që duam. Dhe Rama, këto ligje që bëri, tani do t'i ndryshojë sipas oreksit që të ketë fuqi dhe të veprojë si të dojë.
Pra, me ndërhyrjen në legjislacion, ai thotë që ne do të vazhdojmë të vjedhim, të vjedhim dhe nuk keni çfarë na bëni. Atëherë, opozita në këtë drejtim çfarë duhet të bëjë? Ëh, votat në parlament Rama i ka. Kartonët i ka për të ndryshuar edhe ligjet për të mbrojtur veten. Opozitës, Partisë Demokratike i ka mbetur në dorë reagimi, revolta, protesta, demonstrata, ëh, duke mos ndaluar për të detyruar.
Kryeministri të dorëhiqet një orë e më parë për të detyruar që të krijohet terreni për zgjedhje të lira e të ndershme. Ndryshe nuk ka zgjidhje në këtë vend.
Në fakt ashtu duhet të ketë, për mendimin tim. Pavarësisht se shumë analistë, pseudoanalistë nëpër banaqe televizive, anatemojnë opozitën si një opozitë që përdor dhunë në protestë. Shoh, deri tani protestat kanë qenë, për mendimin tim, më se paqësore, më se paqësore. Hedhja e dy, tre, pesë apo 15 molotovëve janë veprime simbolike që shprehin revoltën, zemërimin e qytetarëve dhe asgjë më tepër’, shpreh ndër të tjera në SYRI TV, deputeti i PD-së, Luan Baçi.
© SYRI.net