'Mungesa e meritokracisë po largon profesionistët'/ Sulçe: Pa politika konkrete, kriza e burimeve njerëzore do thellohet

21:24, 11/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Largimi i profesionistëve nga Shqipëria mbetet një plagë e hapur, ndërsa ekspertët e fushës japin alarmin se pa politika konkrete dhe një ndryshim rrënjësor në kulturën e punës, vendi rrezikon të humbasë edhe ata pak profesionistë që kanë mbetur.

E ftuar në “Kush Paguan” në SYRI TV me moderatore Klaudia Karabolli, ekspertja e Burimeve Njerëzore, Alma Sulçe, theksoi se nevojiten politika konkrete për të ndalur emigrimin dhe për të mbajtur profesionistët aktualë në vend.

Sipas saj, fillimisht duhet stabilizuar situata dhe të ofrohen paga dinjitoze, skema motivimi, siguri dhe karrierë e qartë. Ajo nënvizoi se kthimi i të larguarve nuk mund të bazohet te patriotizmi, por te kushtet reale të punës.

Sulçe kritikoi edhe kulturën e menaxhimit në shumë kompani shqiptare, ku mungon meritokracia, vlerësimi i performancës dhe fleksibiliteti në orare. Sipas saj, mungesa e standardeve dhe trajtimi jo dinjitoz i profesionistëve po nxit largimin e tyre.

Sulçe:

Duhet të përcaktohen politika dhe konkrete, të themi skema benefitesh dhe skema për t'i atraktuar. E para njëherë të mbajmë këto që kemi aktualisht, pra hapi i parë. Duhet të stabilizohet situata, mos vazhdojë kjo rrjedhje ose ikje. Folësi 1: Mendon se ka akoma për të ikur apo shprehen këto që janë?

Dhe statistikat tregonin dhe për tendencën, për vitin 2025, 2026, do ishte 0.3%, e tregonin deri në vitin, statistikat e BERZH tregonin deri në vitin 2030 në mos gaboj,

Në mënyrë të menjëhershme, unë mendoj që duhet të jetë edhe në aspektin e politikave shtetërore dhe duhet të ketë diçka konkrete, pra jo të kthehen njerëzit për patriotizëm, por të kthehen sepse të ndjejnë që kanë siguri dhe të ketë skema që t'i atraktojnë.

Domethënë, dinjitoze, po. Domethënë, të ofrohet, të ofrohen pozicione cilësore duke ofruar qoftë pagesën, por edhe zakonisht është kjo skema e motivimit, benefitet edhe ta kenë shumë të qartë karrierën. Dhe pastaj të mendohet edhe se si mund të kthehen, se në disa vende në Europë ka dhe vende të tjera, por përsëri ne këtu veçoheshim që statistikisht ne kthimin e të arsimuarve e kemi shumë të ulët, shumë të ulët. Domethënë dhe të kthehen.

E para njëherë, e kam thënë Klaudia dhe në emisione të tjera. Ne kulturën në menaxhimin e burimeve njerëzore e kemi pak të pastandardizuar. Domethënë jo vetëm në vitet e fundit, sepse këtë e kemi dhe nga gjithë sistemi i... E trashëguar.

Dhe kompanitë dhe sot e kësaj dite, se ne duhet të flasim për përgjithësinë, jo vetëm për disa subjekte në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë.

Është një kulturë pra që nuk i zhvillon punonjësit për aftësitë më tej, nuk ka meritokraci, nuk vlerësohet në mënyrë të duhur performanca e secilit dhe mbi të gjitha, në ditët e sotme mendoj që është kyç fleksibiliteti që duhet të tregojnë punëdhënësit në ofrimin qoftë të pagesave apo dhe të themi dhe të orareve, se këto industritë që përmendëm, ka shumë profile që mund të punojnë me orare më fleksibël. Këto janë standarte ndërkombëtare tashmë.

Pra që ka shumë, punëdhënësit në Europë apo në botë, ofrojnë shumë fleksibilitet në skemat e punësimit, qoftë në skemat e pagesës apo dhe të impenjimit të kohës që impenjohen punonjësit.

Po, janë shumë të ngurtë me këtë dhe nuk e ofrojnë. Domethënë dhe kjo është një gjë.

Unë kryesisht jam me pozicionet menaxheriale dhe drejtuese dhe këtu duan s'duan është më shumë cilësi. Domethënë, por unë e ndjej gjithmonë e më shumë që punonjësit shqiptarë e kërkojnë të shtunën, festat, domethënë, por fatkeqësisht realiteti është që në shumë kompani vazhdon e shtuna. Nuk është e jashtëligjshme, por duhet t'i paguajnë të paktën...Sipas kodit të punës, sepse ti e merr punonjësin ditën e shtunë apo e mban me orar të zgjatur, duhet ta paguash konsiderueshëm që ta atraktosh dhe mos të kesh turnover. Pak e kuptojnë këtë dhe në shumicë nuk jemi standart. Domethënë, nuk, sidomos këto të themi profesionistët nuk trajtohen me dinjitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco