Lajmi i fundit

Intervistë ekskluzive e Z. Ilir Meta për 'Syri. Net'

Rama në mbrojtje të Ballukut, Xhaferri: Kërcënimet e tij ngjashëm me të Escobarit, përgjigjen e merr më 10 shkurt!

Rama në mbrojtje të Ballukut, Xhaferri: Kërcënimet e tij ngjashëm me të Escobarit, përgjigjen e merr më 10 shkurt!

17:07, 09/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti demokrat, Besart Xhaferri ka reaguar pas kërcinimeve të kryeministrit Edi Rama për të ndryshuar ligjin, në mënyrë që të mbrojë zëvendësen e tij, Belinda Balluku.

Në një reagim në rrjtetet sociale, Xhaferri shkruan se: ,Narrativa e Kryeministrit Rama ndaj drejtësisë është e paprecedentë për kreun e një shteti dhe kjo ndodh pikërisht nga Edi Rama, njeriu që qeveris me votat e krimit të organizuar, të cilit i ka dhënë vende në Parlament si askund në Ballkan dhe në Evropë,.

,Kërcënimet e tij janë të ngjashme me kërcënimet që Pablo Escobar i bënte gjyqtares Judge Sánchez, e cila urdhëroi arrestimin e tij dhe ekstradimin drejt SHBA-së,, shkruan Xhaferri, duke shtuar se përgjigjen do ta marrë më 10 shkurt.

Reagimi

Narrativa e Kryeministrit Rama ndaj drejtësisë është e paprecedentë për kreun e një shteti dhe kjo ndodh pikërisht nga Edi Rama, njeriu që qeveris me votat e krimit të organizuar, të cilit i ka dhënë vende në Parlament si askund në Ballkan dhe në Evropë.

Rama nuk po i kërcënon gjykatat për Belinda Ballukun, por për hallin e tij, sepse e di se do të japë llogari për çdo firmë të tijën dhe të deleguar, pas së cilës ka korrupsion dhe favorizim të krimit.

Kërcënimet e tij janë të ngjashme me kërcënimet që Pablo Escobar i bënte gjyqtares Judge Sánchez, e cila urdhëroi arrestimin e tij dhe ekstradimin drejt SHBA-së.

Më 10 shkurt, shqiptarët do të dalin kundër njeriut që e ktheu Shqipërinë në narkoshtetin e parë në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco