Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i PD, Sali Berisha tha se diskutimet po devijohen nga çështjet e rëndësishme të sigurisë dhe zhvillimeve ndërkombëtare.
Ai u shpreh se, në vend që Kuvendi të mbante një qëndrim dinjitoz dhe të përgjegjshëm për armëpushimin në Gaza dhe raportet me SHBA-në, seanca po merrte “nuanca butaforike”.
Fjala e Berishës në Kuvend:
Të dashur qytetarë dhe qytetare!
Kjo seancë sot, në vend se të dëshmojë atë që duhet të dëshmojë, qëndrimin tonë luajal në çështjet e sigurisë ndaj SHBA, vlerësimin tonë maksimal për njërën nga paqet më të vështira në historinë e paqes, siç ishte ta quajmë armëpushimi, ndërprerja e luftimeve në Gaza, figurat butaforike, Palloshi i Belindës, i jep kësaj seance nuanca... të lutem, nxirre jashtë Belindën se ajo i ka thënë Pallosh, nuk i kam thënë unë Pallosh.
Pyetja ime është çfarë do të thuash kur Belinda ta marrë Palloshin me vete?
© SYRI.net