'Osmani nxjerr blof propagandën e Ramës', Peka: Ftesa e Trump për një dasmë që nuk dihet nëse do bëhet, lobim i Blair që u pagua…

10:03, 21/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një kaos total ka përfshirë rrugët e kryeqytetit, ku Unaza e Madhe e Tiranës, një projekt me kosto marramendëse prej 430 milionë eurosh, është kthyer në makthin e qytetarëve.

Megjithatë, vëmendja e qeverisë duket se është zhvendosur larg këtyre problemeve reale, duke u fokusuar te një fushatë intensive propagande lidhur me një letër të pretenduar nga Donald Trump për Kryeministrin Edi Rama. Analisti Çim Peka, që ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv, e shikon këtë lëvizje jo si një sukses diplomatik, por si një tentativë të dëshpëruar për të mbuluar frikën nga drejtësia. Sipas Pekës, Rama po përpiqet të krijojë iluzionin e mbështetjes ndërkombëtare në një kohë kur laku i SPAK-ut po ngushtohet dhe edhe brenda partisë së tij, mbështetja po zbehet.

E ashtuquajtura "letër personale" konsiderohet gjerësisht si fryt i një lobimi të shtrenjtë, një praktikë e njohur ku miliona euro shpenzohen për të blerë qasje dhe foto, ngjashëm me rastet e mëparshme të përfshirjes së figurave si Tony Blair. Kjo ftesë për në bordin e një organizate ku bëjnë pjesë liderë nga Kazakistani, Uzbekistani apo edhe diktatorë si Lukashenko, përshkruhet si një "ftesë për një dasmë që nuk do të bëhet", tha analisti në bisedë me moderatorin Flavio Qarri, duke iu referuar pasigurisë së takimit real me presidentin amerikan.

Goditja përfundimtare ndaj narrativës së "eksklusivitetit" të Ramës erdhi sot nga Prishtina. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, publikoi ftesën identike që ka marrë për të njëjtin event, duke rrëzuar pretendimet e analistëve pro-qeveritarë se Rama ishte i vetmi lider rajonal i përzgjedhur. Ky fakt dëshmon se pjesëmarrja nuk është një vlerësim gjeopolitik për Shqipërinë apo liderin e saj, por një procedurë standarde ku përfshihen dhjetëra krerë shtetesh, shumë prej të cilëve kërkojnë legjitimitet ndërkombëtar për të mbuluar problemet e brendshme.

Flavio Qarri: Mirëmëngjes, zoti Peka! Më vjen keq që përballohet një goxha trafik, përveç një zgjimi jo të zakonshëm besoj.

Çim Peka: Goxha trafik... po vija në Unazën që ka kushtuar 430 milionë euro për 1 orë e 40 minuta, 3 kilometra rrugë. Domethënë ne jemi kampionë në botë, me paqe, për të ri-ndërtuar gazin. Një unazë në gaz. 13 vjet, po nuk e ndërtojmë dot unazën. 3 kilometra me 430 milionë euro. Në orën 07:30, vij në 08:40. Sa i bie? 1 orë e 10 minuta.

Flavio Qarri: Po mirë, modeste. Megjithatë, para se Gaza të bëhet me unaza, arsyeja pse të ftova ditën e sotme Peka, është një e thjeshtë. Mashtrimi doli, blofi u kap le të themi nga i gjithë publiku. Mjaftoi, nuk është se ishte ndonjë blof i komplikuar, mjaftuan deklaratat dhe qëndrimet publike të të gjithë botës, e megjithatë në mediat shqiptare vazhdon flitet për këtë letër personale ndaj zotit Rama nga ana e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Pse ky dëshpërim për ta mbajtur këtë propagandë kaq jo efektive?

Çim Peka: Ky ndoshta është rasti kur Rama po gënjen më pak në jetën e tij. Se deri para një jave flisnim kur do thirret në SPAK. Gjë që nuk e përjashton mundësinë. Një njeri që brenda Partisë Socialiste nuk po i përgjigjet më askush. Edhe analistët që kanë 13 vjet që paguhen prej tij, 13 këtu po edhe 11 në Bashkinë e Tiranës, që ka absolutisht në bordero, kishin filluar dhe po e shisnin. Janë nja dy që marr unë këtu, të cilët e kishin lëshuar. Më dolën mbrëmë diku në rrjet, që Rama tashmë paska lidhje familjare me Donald Trump. Kishin ndryshuar 100%. Pra duke parë shokun, ku ishte ai dhe gjithë enturazhi i tij. Fakti që ç’rëndësi ka se kush e ka shkruar letrën, por që figuron dhe emri i Ramës, për të është shumë. A ia zgjidh kjo problemin? Sigurisht që jo. Sepse këto janë dosje që tashmë janë bërë publike, kanë marrë erë dhe nuk ka kapak dhe ftesë që i mbulon.

Flavio Qarri: Para se të vijmë tek dosjet dhe tek situata personale e Kryeministrit Rama, qëndrojmë edhe pak sekonda tek...

Çim Peka: Përvoja thotë që, në qoftë se herë të tjera Rama i ka pasur të sistemuara se çfarë duhet të luajë me opinionin, kësaj radhe ai thellë-thellë e ka besuar, e ka pasur shpirtërore. Sepse ishte në shok. Dhe mendoi që... një ftesë të sforcuar për një dasmë që s'do bëhet, ka marrë.

Flavio Qarri: Çfarë do të thotë kjo? Cila dasmë nuk do të bëhet? Takimi i Davosit, rindërtimi i Gazës apo takimi me Trump-in?

Çim Peka: Stafi më i ngushtë i Trump-it nuk e di se çfarë do ndodhë nesër në Davos. Deri tani refuzimet janë pa fund. Kjo sigurisht që është një gjë fillimisht, e lobuar me para dore patjetër. Tony Blair, në qoftë se SPAK-u heton Manastirliun, do shikoje që ka qenë vizitori më i shpeshtë në kohën e Covid-it në Ministrinë e Shëndetësisë. Miliona euro. Gruaja e tij është paguar nga qeveria shqiptare, ne i kërkojmë kontratën dhe nuk e japin, e kanë fshehur kontratën që e kanë detyrim transparencën. Pra që nga viti 2013, ai njeri paguhet si ministër nga ne, në mos shumë më shumë. Por çështja është që nuk është vetëm thjesht lobingu. Po të shikosh, të paktën deri sot nga ora 4 e mëngjesit, shtetet që e kishin konfirmuar pjesëmarrjen si anëtarë bordi ishin vetëm 7. Kazakistan, Uzbekistan, Shqipëria. Që do shkojnë sigurisht. Por shtetet të cilat e kishin konfirmuar, janë pa asnjë lloj peshe në skemën e gjërave dhe janë individë në nevojë.

Që kanë nevojë të jenë diku afër Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t'i thënë popullit të tyre që: shiko, edhe pse vjedhim e kemi mirë me ata. Ose ne edhe në qoftë se bëjmë krime, sepse aty ka edhe diktatorë. Në këtë aspekt, është prandaj them që është... je i ftuar duke paguar për të shkuar në një dasmë që s'dihet nëse do bëhet.

Por ka diçka që duhet thënë, që është lajmi i sotëm. E kishte publikuar Presidentja e Kosovës. Për shembull, argumenti kryesor që jepnin këta megafonët, argatët e Ramës nëpër studio kur i thoje që çfarë peshe gjeopolitike ka Shqipëria... Kjo është një gjë e lobuar dhe nuk ia zgjidh hallin Ramës. Ata thoshin: është i vetmi nga rajoni. E kishte ftesën edhe Presidentja e Kosovës.

Flavio Qarri: E kam foton e ftesës për Vjosa Osmanin.

Çim Peka: Shikoje, me sa modesti, sot e ka publikuar. Nesër mund të jetë takimi. E kishte njëlloj si 60 e ca burra që janë kryetarë shtetesh.

Flavio Qarri: Ndërkohë Lukashenko sapo e ka firmosur...

Çim Peka: Edhe Lukashenko do shkojë. Bordin e paqes. Normal. Pra shikojeni se kush po vrapon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco