SYRI TV/ ‘Shqipëria është më keq se narkoshtet’, Berisha: Olsi Rama në krye të Call Centerave

16:00, 19/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës Sali Berisha denoncoi nga SPAK se në krye të bazave të mashtrimeve me Call Centerat qëndron Olsi Rama. Berisha deklaroi se nën patronimin e vëllait të kryeministrit janë mbi 200 baza mashtrimi që xhirojnë afro 30 milionë euro në muaj. Kryedemorkati akuzoi Altin Dumanin, se mbron Olsi Ramën duke mos hetuar asnjë prej këtyre rasteve dhe dekonspiruar operacionet, siç në investigimin e gazetarëve italianë.

Syri tv

Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi sot se pas call centerave mashtrues qëndron Olsi Rama. Nga SPAK, ku u paraqit për masën e sigurisë detyrim paraqitje, kryedemokrati denoncoi se në patronazhin e Oli Ramës dhe Amnat Josifit janë të paktën 200 baza Call Center që xhirojnë afro 30 milionë euro në muaj.

Dekonspiruan një hetim dy vjeçar. 200 sipërmarrje të patronuara nga Olsi Rama, ortaku i Armand Josifit që vjedhin qytetarët e huaj me mashtrimin.  call center që vidhte 30 mln euro në muaj me mashtrim. është nën mbikqyrjen e narkopolicis, njëlloj si dikur. Kati i 13, kur shkuan e gjetën të boshatisur.

Berisha akuzoi SPAK dhe Altin Dumanin se ka marrë në mbrojtje vëllain e kryeministrit, duke mos hetuar këto raste sa herë në dokumente del emri i Olsit, e madje me denoncimin e ditëve të fundit u konfirmua dyshimet për bashkëpunim, pasi hetimi I inicuar nga gazetarët italian u dekonspirua.

Kur prokuroria italiane solli dokumentet e Armand Josifin dhe Olsi Rama ishte aty, Altin Troplini e mbuloi. një veprimtari kriminale e organizuar.

Berisha u pyet për përgjigjen e gjykatës kushtetuese nga gazetarët, për të cilin deklaroi se qëllimin e vetëm kishte mbrojtjen e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Vendimin tim nuk e shfuqizoi se pretendoi se nuk eshte ne fuqi për të legjitimuar Ballukun. Edi Rama po fshihet pas lubisë sepse se di që pastaj do jetë krahas saj përndryshe lubia do i kishte hedhur plumb të shkrirë në vesh si makbethi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco