Çfarë është ftesa e Trump për Bordin e Paqes për Gazën?

Çfarë është ftesa e Trump për Bordin e Paqes për Gazën?

20:42, 17/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, Ilda Zhulali ka reaguar, lidhur me letrën që kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump u ka dërguar disa prej udhëheqësve botërorë për Bordin e Paqes në Gaza.

Në një reagim në rrjetet sociale, Zhulali shkruan se letra e Trump, është një ftesë për rreth 100 vende për t’u bërë pjesë e një koalicioni ndërkombëtar për zbatimin e planit të tij për paqen ne Gaza, ndër to edhe Shqipërinë.

Statusi

Çfarë është ftesa e Trump për Bordin e Paqes për Gazën?

Vitin e kaluar, Këshilli i Sigurimit të OKB, përmes Rezolutës 2803, ka miratuar Planin Gjithëpërfshirës për të Ndërprerë Konfliktin në Gaza, të paraqitur nga Presidenti i SHBA, Donald Trump.

Brenda këtij kuadri, po krijohet Bordi i Paqes dhe strukturat e tij, të cilat do të jenë përgjegjëse për sigurinë dhe rindërtimin e Gazës.

Më 16 janar 2026, Presidenti Trump, në cilësinë e themeluesit të Bordit të Paqes, u ka dërguar një letër presidentëve dhe kryeministrave të rreth 100 vendeve të botës, duke i ftuar për t’u bërë pjesë e këtij Bordi, duke miratuar Kartën e tij dhe caktuar një përfaqësues zyrtar që do të marrë pjesë në takimet që do të zhvillohen në kuadër të këtij koalicioni.

Thënë thjesht, Trump fton rreth 100 vende për t’u bërë pjesë e një koalicioni ndërkombëtar për zbatimin e planit të tij për paqen ne Gaza, ndër to edhe Shqipërinë.

Letra-ftesë është e njëjtë për të gjitha vendet (siç mund ta shihni në foto më poshtë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco