Kalaja: Përmbytja e Durrësit është pasojë e keqqeverisjes dhe e dështimit të institucioneve...

16:56, 15/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një intervistë për Syri TV me moderatorin Edvin Parruca, avokatja Adriana Kalaja ka analizuar situatën e përmbytjes së qytetit të Durrësit, duke e cilësuar atë si një rast absurd dhe mjaft shqetësues.

Ajo tha se, sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Meteorologjisë, nuk ka patur reshje jashtë normales, ndërsa pasojat kanë qenë tragjike, përfshirë edhe humbjen e një jete njerëzore. Kalaja ngre akuza të drejtpërdrejta ndaj pushtetit vendor dhe qeverisë qendrore për mungesë përgjegjësie, keqmenaxhim, abuzim me fondet publike dhe përdorim të administratës vetëm për interesa elektorale, duke vënë në fokus veçanërisht dështimin e hidrovorit dhe të Ujësjellës-Kanalizimeve si shkaktarë kryesorë të situatës.

Adriana Kalaja: Së pari, rasti i përmbytjes së qytetit të Durrësit në fakt është edhe pak absurd po ta analizosh sepse sipas të dhënave të Institutit të Meteorologjisë, nuk është se ka patur ndonjë ndryshim drastik në pikëpamje të sasisë së shirave apo të një kohe të pakrahasueshme me periudhat e tjera. Ndërkohë që kemi patur dhe një viktimë në qytetin e Durrësit. Viktimë e cila, pavarësisht se u mbajt e fshehtë nga qoftë nga institucionet vendore, qoftë nga policia, sipas të afërmve, bashkëpunëtorëve, është një viktimë i cili ka rënë në krye të detyrës. Pra ka dalë për të shërbyer, sipas... punonjës i bashkisë, i komunales... atë që akuzon dhe Edi Rama se gjithmonë për kreun e organizatës, në fakt ato janë bashkë me bashkëshorten, që drejtojnë organizatën kriminale, gjithmonë fajin e ka populli, publiku.

Ndërkohë ata që grabisin, vjedhin dhe çdo gjë shkon duke u abuzuar drejt grupeve kriminale të cilët çdo dy vite angazhohen për ta mbajtur në pushtet, nuk thotë minimalisht atë fjalën “ndjesë” përpara publikut. Ndërkohë ne kemi... përveç se është konstatuar tashmë dhe dihet që problemi i asaj që ndodhi në Durrës lidhet kryesisht me hidrovorin. Nga ana tjetër lidhet dhe me mosfunksionimin e një drejtorie që është Ujësjellës-Kanalizime lidhur me pastrimin në mënyrë... sepse nuk mund, ne gjithmonë kujtohemi kur bie... kur vjen flaka apo kur vjen përmbytja. Pra, pushteti vendor jo më kot ka drejtori më vete, të cilat rakordojnë punët e tyre në shërbim të komunitetit, punën e bëjnë në fakt nëpërmjet pagesës së taksave tona, që ne këto shërbime duhet të marrim.

Ne duhet të marrim këto shërbime që as mos digjemi në verë, as mos përmbytemi në dimër. Ndërkohë që përveçse e gjithë administrata vendore, jo vetëm në Durrës por në të gjithë Shqipërinë, ka probleme të theksuara, përveç se nuk punohet, përveç se aty punohet vetëm për tenderin e radhës, pra kush do ta marri tenderin e radhës, i gjithë patronazhimi aty lidhet vetëm me periudhën zgjedhore. Pra nuk kanë asnjë lloj interesi se kjo rrugicë është e pashtruar, kjo lagjja këtu është pa drita pjesën më të madhe të dimrit, kjo lagja tjetër këtu nuk ka ujë prej ditësh. Ne pamë Vlorën. Domethënë një nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë, ndenji pesë ditë pa ujë. Na edhe na gënjyen, edhe pastaj dalin dhe na thonë fajin e ka Sali Berisha për rrugët që ka bërë. Pra, e pranojnë që këto s’kanë bërë rrugë pra, por defekti kur vjen, është defekt i mbartur. Kështu që përveç gjithë kësaj problematike shumë të rëndë, çështja që lidhet me hidrovorin i nderuar, është dhe pjesa e shpenzimeve apo financimeve që janë dhënë për hidrovorin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco