Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

Përmbytjet dhe dëbora/ Ish përgjegjësi i Parkut Kombëtar Divjakë: Në Gjermani nuk u pa as kryetar, as deputet që të inspektojë...

Përmbytjet dhe dëbora/ Ish përgjegjësi i Parkut Kombëtar Divjakë: Në Gjermani nuk u pa as kryetar, as deputet që të inspektojë...

12:28, 11/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish përgjegjësi i Parkut Kombetar Divjakë - Karavasta që tani shteti i Edi Ramës e detyroi të merrte rrugët e mërgimit se nuk pranoi që parku kombëtar të kthehej në resorte për miqtë kryeministrit ka postuar një shënim në faqen e tij në facebook, ku komenton situatën në Gjermani me atë me të cilën po përballen shqiptarët sot.

Mesazhi:

Mirëmëngjesi nga München! Rreth 4 cm borë ka rënë gjatë natës dhe në mëngjes temperatura -9gradë C. Këtu nuk u pa as kryetar bashkie as deputet që të dalë në inspektim. Çdo gje vijon në normalitet. Shteti funksionon. Borëpastrueset hapin rrugët dhe hedhin kripë dhe granil të imët.

Rezervat e tyre kanë krijuar male pranë autostradave që në verë. Gjithkush bën detyrën e tij, ndërsa qytetarët mendojnë si të kalojnë bukur këtë të diele.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco