Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

Selenicë/ Bashkia i braktisi, banorët e Sevasterit pastrojnë vetë kanalet kulluese

19:14, 10/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, dega Selenicë, Leonard Rakipaj, ka postuar një video ku banorët e Sevasterit janë detyruar të pastrojnë vetë kanalet kulluese me mjetet e tyre, për të shmangur përmbytjen e tokave bujqësore dhe stallave të bagëtive. 

Rakipaj akuzon Bashkinë Selenicë për braktisje të Njësisë Administrative Sevaster.

Ai thekson se mungesa e ndërhyrjes nga ana e bashkisë ka vënë në rrezik pronat dhe aktivitetin jetik të banorëve të zonës.

Në reagim thuhet se Bashkia Selenicë nuk ka marrë asnjë masë konkrete për pastrimin e kanaleve kulluese, duke i lënë banorët të përballen të vetëm me pasojat e reshjeve dhe rrezikun e përmbytjeve.

Ai kërkon përgjegjësi institucionale dhe ndërhyrje të menjëhershme për menaxhimin e infrastrukturës kulluese në Njësinë Administrative Sevaster.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco