Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

VIDEO/ Balliu: Me narkoregjimin nuk ka debat, por përballje, protesta e 24 janarit vendimtare

18:21, 10/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu i ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV ka folur për keqqeverisjen e Edi Ramës dhe protestën e opozitës së datës 24 janar që do të mbahet në Tiranë.

Gjatë bisedës me moderatorin, Bled Marku, Balliu ka akuzuar qeverisjen e Edi Ramës për keqqeverisje dhe ka theksuar se opozita do të udhëheqë protestën e 24 janarit në Tiranë, duke qenë në vijën e parë të përballjes. Ai deklaron se drejtuesit dhe zyrtarët e PD-së do të jenë të parët në këtë aksion.

Ai thekson se zgjidhja, sipas tij, është një përballje e drejtpërdrejtë dhe frontale, duke nënvizuar se opozita duhet të jetë e qartë se nuk ka rrugë tjetër përballë asaj që ai e quan ‘narkoregjim’. Balliu përjashton dialogun politik dhe deklaron se largimi i qeverisë aktuale mund të arrihet vetëm përmes përplasjes dhe aksionit të fortë opozitar.

‘Opozita do t'ju udhëheqi këto protesta dhe do të jetë njëkohësisht dhe në vijën e parë të luftës dhe të përballjes. Pa diskutim. Duke filluar me, me mua të parin, me zyrtarët e PD-së të parin.

Ke ngritur një gjë shumë të rëndësishme. E ke ngritur në fund, po është gjëja më jetike. Edi Rama lufton dy duar për një kokë. Po. Në qoftë se ne s'jemi gati të luftojmë njësoj, fiton ai. Si shoqëri. Ai e di vendin pa pushtet, ku do të shkojë. S'ka diskutim ajo. Dhe e kemi thënë bashkë në këtë studio. Në 24 orë mos të jetë në pushtet Edi Rama, është në burg.

Atëherë atij i duhet të mbajë pushtetin me çdo mënyrë dhe me çdo kosto. Tani, a jemi ne të gatshëm që për të ruajtur kokën e Edi Ramës nga burgu, të jetojë një popull i tërë në varfëri dhe të zhbëhet një komb i tërë? Unë nuk mendoj që jemi. Unë mendoj që më mirë le të rrijë Edi Rama në burg edhe qytetarët të jetojnë në prosperitet. Kjo bëhet me një aksion ballor dhe frontal. Nuk e di sa herë duhet ta them që njerëzit të jenë të qartë. Po mbi të gjithë, të parët që duhet të jenë më të qartë, duhet të jetë vetë opozita.

Opozita duhet të jetë e qartë që rrugë tjetër, rrugë tjetër, unë i opozitës jam. Rrugë tjetër përveç përplasjes dhe përballjes me narkoregjime nuk ka. Këto janë narkoterrorista të kuq. Është specia më e egër që njeh bota. Është specia më e rrezikshme që njeh bota. Nuk është që ka ardhur për herë të parë në Shqipëri.

Narkoterroristat e kuq kanë qenë po të njëjtët ata që të më, të më ishin që bashkëpunonin me Pablo Escobarin, po njësoj kanë qenë ata që bashkëpunonin me Noriegën, po njësoj ishin ata që bashkëpunonin me Madurën dhe po njësoj janë këta që sot i ka në qeveri Edi Rama. Pra, në këtë kontekst, me narkoterrorista të kuq nuk mund të ketë diskutime dhe debate politike, por duhet të ketë vetëm përballje për t'i larguar me çdo formë dhe mënyrë’, tha ndër të tjera, deputeti i PD-së Klevis Balliu në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco