Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

Meta: Përmbytjet u shkaktuan nga korrupsioni skizofrenik i Ramës, hidrovorët si inceneratorët

Meta: Përmbytjet u shkaktuan nga korrupsioni skizofrenik i Ramës, hidrovorët si inceneratorët

16:24, 10/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përmbytjet e ditëve të fundit nuk janë shkaktuar nga moti I keq por nga korrupsioni, thotë presidenti i partisë së Lirisë, Ilir Meta në një reagim në facebook

Ndërsa Edi Rama të cilin Meta e quan kreu i organizatës kriminale, në vend që të marrë masa në verë për të parandaluar përmbytjet në dimër, apo të përgatitet në dimër për të parandaluar zjarret në verë, ka vendosur të mbrojë pa i'u dridhur qerpiku korrupsionin e tij edhe me hidrovorët.

Reagimi
Kreu i Organizatës Kriminale, i cili u kujtua të mblidhte Komitetin e Emergjencës Civile vetëm 4 ditë pas përmbytjeve që shkaktoi korrupsioni skizofrenik i Qeverisë dhe bashkive të tij, mori në mbrojtje korrupsionin (hidrovorët) e tij.

Në kundërshtim me banorët e përmbytur dhe specialistët e hidrologjisë, ai me pacipësinë që e dallon, ia vuri fajin "qametit" por edhe popullit që flak qese plastike.

Ndërsa administrata e tij e dyfishuar nuk ka asnjë faj pse nuk pastron kanalet në verë apo jep leje ndërtimi mbi kolektorë.

Veçanërisht përmbytja e Gjirokastrës është një "arritje" historike që vetëm Edi Rama mund ta realizonte, ndërkohë që sasia e reshjeve ishte nën mesataren mujore.

Sepse Edi Rama, në vend që të marrë masa në verë për të parandaluar përmbytjet në dimër, apo të përgatitet në dimër për të parandaluar zjarret në verë, ka vendosur të mbrojë pa i'u dridhur qerpiku korrupsionin e tij edhe me hidrovorët.

Sepse për të, hidrovorët punojnë po aq mirë sa inceneratorët që nuk ekzistojnë, me të vetmin ndryshim që hidrovorët ekzistojnë për të na treguar që Edi Rama nuk bën vepra publike në shërbim të qytetarëve, por vetëm për të justifikuar grabitjen e fondeve publike.

Me 19 milionë euro mund të ishin bërë 5 hidrovorë efektive dhe funksionalë.

Megjithatë, rëndësi ka që hidrovorët "punojnë" si inceneratorët që nuk ekzistojnë.
Këtu turpi nuk ka më turp nga turpi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco