Partia Demokratike ka zyrtarizuar datën e protestës së ardhshme kombëtare. Kryesia e PD-së vendosi sot që protesta të zhvillohet më 24 janar, pas diskutimeve të zhvilluara gjatë mbledhjes së saj.
Vendimi vjen në vijim të deklaratave të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, i cili pak ditë më parë, në një dalje publike për mediat, kishte bërë të ditur se protesta do të mbahej para datës 20 shkurt.
Protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike pritet të zhvillohet si pjesë e aksionit opozitar, me qëllim kundërshtimin e qeverisë dhe denoncimin e situatës politike në vend.
© SYRI.net