Shqipëria nën ujë, Mziu: Nuk është faji i motit, por i korrupsionit

09:52, 09/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Situata e rënduar nga përmbytjet dhe moti i keq që ka përfshirë vendin ditët e fundit nuk po shihet si një pasojë e fenomeneve natyrore, por si një produkt i drejtpërdrejtë i korrupsionit qeveritar dhe menaxhimit të dobët. Akuza të forta janë ngritur se paratë e destinuara për mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe parandalimin e fatkeqësive natyrore përfundojnë në destinacione të tjera.

Një nga shembujt më flagrantë të këtij fenomeni konsiderohet Rruga e Arbrit, e cilësuar si “sipari i korrupsionit” të kësaj qeverie. Deputeti demokrat Xhelal Mziu i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në syri tv, tha se, pavarësisht sasisë së madhe të parave të investuara, të mjaftueshme për një autostradë luksi, ajo është shndërruar në një aks rrugor me rrezikshmëri të lartë, ku aksidentet me pasoja deri në humbje jete janë të përditshme. Kjo situatë kaotike shtrihet në të gjithë vendin, ku mbyllja e rrugëve dhe përmbytjet janë bërë normë, ndërsa qeveria përshkruhet si “inekzistente” në menaxhimin e krizës.

Argumenti se moti ka ndryshuar dhe reshjet janë shtuar hidhet poshtë, duke vënë në dukje kontradiktën e kryeministrit, i cili më parë ankohej për mungesë reshjesh për prodhimin e energjisë elektrike. Teza kryesore është e qartë: Shqipëria nuk po përmbytet nga shiu, por nga korrupsioni, tha Mziu gjatë bisedës me moderatorin e emisionit Flavio Qarri. Sipas kësaj pikëpamjeje, fondet publike nuk shkojnë në destinacionin e duhur, si pastrimi i kanaleve, mirëmbajtja e rrugëve apo masat parandaluese, por devijohen.

Përfundimisht, situata aktuale nuk i atribuohet fatit apo natyrës, por një sistemi ku paratë e destinuara për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve dyshohet se “shkojnë në xhepin e kryeministrit dhe të sektit të Rilindjes”.

Xhelal Mziu: E nisët fiks me një rrugë që në fakt ka qenë ai, sipari i korrupsioneve ose investimeve të kësaj qeverie, sepse është një rrugë e cila për nga sasia e parave të përdorura mund të konsiderohej një autostradë luksi, por në fakt ajo është kthyer në një rrugë aksidentesh. Nuk ka ditë që nuk ka aksidente dhe madje të plagosur, por dhe vdekje. Dita e djeshme po prapë tregoi që një rast që dolën borëpastruesja, dëmtoi tre apo katër makina të tjera, pra çfarë do të thotë që sot jo vetëm Rruga e Arbrit, po kudo që të shkosh në Shqipëri ka një situatë kaotike, përmbytjesh dhe, apo mbyllje rrugësh dhe qeveria është inekzistente për, menaxhimin e kësaj situate. Nuk është se ka ndryshuar koha sot dhe ka më shumë rreshje apo ka më shumë borë.

Flavio Qarri: Kryeministri tha që ka rënë më shumë rreshje.

Xhelal Mziu: Absolutisht. Dhe, po kryeministri deri tani ankohej që nuk ka, reshje për të prodhuar energji elektrike. Tani thotë ka shumë reshje, është absolutisht e pavërtetë. Nuk, nuk është faji i reshjeve, por është faji i korrupsionit. Pra, sot Shqipëria nuk përmbytet nga rreshjet, po përmbytet nga korrupsioni. Sepse paratë nuk shkojnë në destinacionin e duhur, po shkojnë në xhepin e kryeministrit dhe për pasojë nuk bëhet as pastrimi i kanaleve, nuk bëhet parandalimi i përmbytjeve, nuk bëhet pastrimi i rrugëve. Unë pata rastin për të shkuar, për të kaluar në Maqedoni një ditë para nja katër apo pesë ditësh dhe në të gjithë aksin e rrugës që shkoje deri në Tetovë ishte e mbushur, pavarësisht se s'kishte filluar bora, ishte e mbushur me grumbuj kripe që e mori në Vlorë dhe pra përgatiteshin, kishte borëpastruese në të gjitha pikat, pikat kyçe, dhe ndërkohë në të gjithë aksin e rrugës që vjen në Shqipëri, jo vetëm që nuk sheh borëpastruese, por nuk sheh as kripë dhe asgjë tjetër, pavarësisht se ja ku e kemi Vlorën. Pra, kjo situatë kaotike që sot është ndërtuar në Shqipëri nuk vjen nga as nga Zoti, as nga rreshjet, as nga bora, por vjen thjesht dhe vetëm nga korrupsioni. Pra, paratë e destinuara për këtë qëllim shkojnë në xhepin e kryeministrit dhe të sektit të Rilindjes në të gjithë hallkat e saj…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco