Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Fshati Gramëz i përmbytur totalisht, banorët të braktisur/ Kreu i PD Krujë: Lëvizet vetëm me traktor, katet e para nën ujë

14:31, 06/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një situatë dramatike po mbizotëron në qarkun e Durrësit, ku reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive, duke lënë fshatin Gramëz në Fushë-Krujë tërësisht të izoluar. Pamjet filmike nga zona tregojnë një panoramë alarmante, ku uji ka mbuluar rrugët dhe ka vërshuar në katet e para të banesave, duke e bërë të pamundur lëvizjen me mjete të zakonshme.

E vetmja mënyrë për të lëvizur në fshatin e kthyer në një liqen është përmes traktorëve. Sipas dëshmive të banorëve dhe përfaqësuesve lokalë, kjo nuk është një ngjarje e papritur, por një problem i përsëritur sa herë që ka reshje intensive shiu.

“Sa herë ka reshje shiu, kjo situatë bëhet kritike për jetesën e banorëve”, deklaron kryetari i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Xhevahir Bilja për SYRI-n, i pranishëm në terren. Frustrimi i banorëve është i thellë, teksa përballen me dëme të mëdha materiale.

Njëri prej tyre shprehet me dëshpërim: “Kam 300 kuintal misër, krejt nën ujë”.

Përveç dëmeve në bujqësi, uji ka depërtuar në shtëpi, duke shkatërruar orenditë shtëpiake dhe gjithçka tjetër që gjendej në katet e para. Më shqetësuesja për komunitetin është mungesa totale e mbështetjes institucionale. Banorët raportojnë se nuk kanë marrë asnjë paralajmërim paraprak nga autoritetet përkatëse dhe se asnjë punonjës i bashkisë apo i emergjencave civile nuk është paraqitur në zonë për të konstatuar situatën apo për të ofruar ndihmë.

Të lënë në mëshirë të fatit, banorët e Gramzës presin me ankth që reshjet të ndalen dhe uji të tërhiqet në mënyrë natyrale. Situata aktuale nxjerr në pah jo vetëm fuqinë shkatërruese të natyrës, por edhe një mungesë të theksuar të reagimit dhe përgatitjes nga ana e strukturave shtetërore për të mbrojtur qytetarët në raste të tilla emergjencash.

Bilja:

Përshëndetje! Unë jam Xhevahir Bilja, kryetar i Partisë Demokratike dega Krujë dhe aktualisht ndodhem në fshatin Gramëz, njësia administrative Thumanë dhe situata është krejt alarmante. Siç duket nga pamjet filmike, unë jam këtu në zonë. Komplet kjo lagja është e izoluar. Uji i ka arritur nivelet e larta, duke përmbytur pothuajse pjesën e kateve të para. Duke llogaritur edhe stallat e bagëtive dhe banesat që janë të ulëta i ka bllokuar uji totalisht.

Kjo situatë sipas banorëve, kjo situatë është e vazhdueshme. Sa herë ka reshje shiu, mund të flasin dhe vetë banorët, kjo situatë bëhet kritike për jetesën e banorëve. Mund të flisni edhe me banorët.

Banori:

Jo na, na s'kemi ça me fol, i kemi gjithëherë që kështu. Aty shihni misrin, kam 300 kuintal misër, qe krejt nën ujë.

Nuk u pa me fjalë asnjë.

Ja ku ka, vetëm ky zetor mund të kalojë këtë zonë se asnjë lloj mjeti nuk kalon këtë zonë. Nuk e di si do ta keni kohën. Unë mund të futem me zetor dhe ta shikoni komplet lagjen e izoluar. Patjetër. Mund të hipi me zetor ta shikojmë lagjen.

Kariqi:

Atëherë janë pamjet e drejtpërdrejta që vijnë nga Fushë-Kruja aty ku, traktori duket se pasqyron më qartë se çdo gjë tjetër situatën, ku është e pamundur të lëvizësh në këmbë apo me autovetura. Është e përmbytur e gjithë zona, banesat që ndodhen nën ujë, pasoja ka patur për shumë prej banorëve, orenditë shtëpiake, mobilet, gjithçka duket se noton në ujë dhe sigurisht dëmet, materiale janë të mëdha. Njëri prej banorëve është e përsëritur në fakt kur shumë prej tyre janë lidhur në syri televizion dhe janë shprehur se nuk kanë patur asnjë paralajmërim, nuk ka asnjë punonjës të pushtetit vendor atje të bashkisë apo të emergjencave civile për të konstatuar, për t'u ardhur sadopak në ndihmë qytetarëve, teksa të gjithë janë në mëshirë të fatit duke shpresuar që të të pakësohen reshjet e shiut dhe të largohet uji në mënyrë, në mënyrë natyrale.

Janë pamjet e drejtpërdrejta, siç po shihni në këto momente shikues të nderuar, teksa duken të gjithë oborret e shtëpive dhe katet e para janë të përmbytura plotësisht. Rruga është e përmbytur. Lëvizet vetëm nëpërmjet traktorit ku kryetari i Partisë Demokratike atje, është po na servin këto pamje të drejtpërdrejta.

Ja shtëpiat, katet e para ku duket qartë se gjithçka janë, është nën ujë dhe janë përmbytur. Nuk kanë arritur që të marrin masa qytetarët pasi nuk janë paralajmëruar fare nga Instituti i Meteorologjisë Ushtarak dhe nga autoritetet vendore për të ardhur të paktën për të patur, për të marrë masa vetë ata, pasi autoritetet vendore ëh duket se nuk ndodhen aty dhe nuk ofrojnë asgjë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco