'Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje', Paloka: Qeveria teknike ka kohë që është domosdoshmëri...

'Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje', Paloka: Qeveria teknike ka kohë që është domosdoshmëri...

09:47, 05/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Debati për krijimin e një qeverie teknike për të administruar zgjedhjet e ardhshme është rikthyer fuqishëm në skenën politike shqiptare, duke shkaktuar përplasje të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.

Edhe deputeti Edi Paloka i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv, këmbëngul se një qeveri teknike është kusht i panegociueshëm.

Sipas tij, me kryeministrin aktual Edi Rama, mbajtja e zgjedhjeve të ndershme është e pamundur. Opozita argumenton se një qeveri e tillë, e mbështetur jo vetëm nga forcat politike, por edhe nga shoqëria civile, do të ishte garancia për të dalë nga ajo që e cilësojnë si "krizë demokratike".

Paloka, gjate bisedës me Flavio Qarrin, theksoi se raporti i fundit i OSBE/ODIHR ka pasqyruar problematikat e denoncuara nga opozita, duke forcuar argumentin e tyre se me qeverinë aktuale nuk mund të ketë garë të barabartë. Në këtë kuadër, është paralajmëruar edhe thirrja e një tryeze të përbashkët politike për të diskutuar këtë propozim.

Flavio Qarri: Shqetësimi i vërtetë do jetë si do ja bëjmë ne pa podcastin, a do e vazhdojë podcastin Rama apo jo, po kjo është një histori që ndoshta do e diskutojmë nga fundi. Ta fillojmë pak nga kryerja e herës. Paloka, sa konkrete është diskutimi për qeveritë teknike dhe a janë këto zëra që po dalin për shkak se mazhoranca po e diskuton dhe ajo vetë, ka marrë sinjale nga ndërkombëtarët? Çfarë po ndodh në realitet?

Edi Paloka: Përpara, njëherë ju uroj të gjithëve sa jeni aty në, edhe në emisionin tënd po edhe në redaksinë e Syrit, një vit siç kemi vite që e kërkojmë, për të gjithë bashkë. Për ne dhe për shqiptarët.

Duke u përgjigjur pyetjes tënde, qeveria teknike ka kohë që është domosdoshmëri për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Tashmë është provuar dhe stërprovuar që me Ramën zgjedhje nuk ka. As nuk ekziston mundësia më e vogël që një si Rama të krijojë kushte për kundërshtarët politikë, kushte që të hyjnë në garë të barabartë dhe, pra, garë të ndershme për të gjithë. Kjo thashë, është provuar, katërcipërisht, shqiptarët ka vite që e dinë. Pra, domethënë, fakti që këtu përdoren të gjitha mjetet represive në duart e shtetit, edhe joshja, pra, edhe dhuna, për të fituar, për të marrë zgjedhjet, jo për të fituar, është një fakt që shqiptarët e dinë prej, shumë vitesh, sepse janë ata që pësojnë, janë ata që joshen, janë ata që shesin ose blejnë votën me detyrim apo prej, joshjes pra. Ajo që kishte në një farë mënyre detyrim opozita, ishte të bindte dhe ndërkombëtarët për këtë. Dhe unë mendoj që, sigurisht mbas shumë kohësh, por mendoj që gjithë puna që u bë në zgjedhjet e fundit për të denoncuar, për të mbledhur faktet, për të denoncuar gjithë këtë farsë pra, që ndodh prej disa mandatesh në Shqipëri, mendoj që rezultoi e suksesshme. Raporti i atyre që janë zyrtarisht të caktuar për të ndjekur zgjedhjet në këtë vend dhe në të gjithë vendet e tjera, OSBE-ODIHR, ka qenë pothuajse, ishte një raport serioz dhe pothuajse ka pasqyruar të gjitha problematikat që ekzistojnë dhe që e ka ngritur dhe opozita lidhur me zgjedhjet. Pra, me një fjali të fundit, zgjedhje në Shqipëri, sot e di gjithë bota demokratike që nuk ka me Edi Ramën kryeministër. Në këto kushte, rikthehemi tek një kërkesë e vazhdueshme e opozitës për qeveri teknike, e cila të krijojë kushte për zgjedhje të lira, të barabarta dhe të ndershme për të gjitha partitë, që do të konkurronin në zgjedhjet e tilla. Pse po flitet më shumë këto ditë për...

Flavio Qarri: Kemi arritur ke emrat.

Edi Paloka:  Po. Unë këtyre pastaj, futjes, arritjes ke emrat e këto, duhet t'i shohim pak më thellë e pak më gjerë, po le të themi, fakti është që po diskutohet gjerësisht. Tash, një kërkesë që opozita e ka prej vitesh, një kërkesë normale, e domosdoshme, ka arritur që sot të bëhet...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco