Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka denoncuar një tjetër skandal në Vlorë, ku Shkolla Tregtare e Vlorës, po shpërngulet me urdhër partie te Shkolla Industriale.
‘Shkolla Tregtare e Vlorës, me urdhër partie shpërngulet te Shkolla Industriale. Institucioni pararendës i arsimit shqiptar, i themeluar nga Imzot Noli, do të zhduket nga faqja e dheut, sepse mafies së ndërtimit i duhet trualli aty’, shkruan Noka në Facebook.
Postimi i plotë:
Vlonjatë! "Nipçja" ju la pa ujë dhe pa shkollë.
Shkolla Tregtare e Vlorës, me urdhër partie shpërngulet te Shkolla Industriale.
Institucioni pararendës i arsimit shqiptar, i themeluar nga Imzot Noli, do të zhduket nga faqja e dheut, sepse mafies së ndërtimit i duhet trualli aty.
Një rast paralel është mbylla e Akademisë së Detarisë në Vlorë. Shkolla simbol e Vlorës u mbyll dhe godina e saj u la në degradim. Mafia e Ndërtimit e ka përgatitur terrenin për shumëkatësha buzë detit.
RilindjaUrbane e ideuar nga Rama zhduku çdo gjurmë qytetërimi e identiteti urban. Vlonjatët qytetarë rrojnë me kujtimet e së shkuarës.
© SYRI.net